9 mijë veteranë nga 28 mijë aplikues

0

Komisioni për Verifikimin e Statusit të Veteranëve, të Invalidëve, të Pjesëtarëve të UÇK-së deri më tani ka arritur t’i verifikojë 28 mijë aplikacione nga 66 mijë e 339 persona sa kanë aplikuar për këtë status. Prej tyre vetëm 9 mijë personave u njihet statusi.
Dy vjet i janë dashur Komisionit për Verifikim të Statusit të Veteranëve, invalidëve dhe Pjesëtarëve të UÇK-së, për të verifikuar 28 mijë aplikacione. Vonesat në verifikim i arsyetojnë me angazhimet e aplikantëve nëpër fushata zgjedhore.
“Ky ngadalësim i verifikimit lidhet kryekëput me fushatën elektorale, sepse shumica e njerëzve të implikuar në procesin e verifikimit janë marrë me fushatën zgjedhore dhe me zgjedhjet”, ka thënë Faik Fazliu./Zëri/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com