Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Të ndryshme»85 njerëz kanë pasuri sa gjysma e botës
    Të ndryshme

    85 njerëz kanë pasuri sa gjysma e botës

    Dija OnlineBy Dija Online20-01-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    85 njerëzit më të pasur të planetit kanë akumuluar më shumë pasuri sesa gjysma e popullsisë së botës, thuhet në një raport që u shpreh shqetësim liderëve politikë dhe ekonomikë që do të mblidhen në Davos.

    Elita e vogël multimiliardere, e cila mund të grumbullohet në një autobus dykatësh, ka pasuri sa 3.5 miliardë njerëz të varfër në botë, tregon një analizë e “Oxfam”, transmeton shekulli.

    Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, ku një numër i vogël ka miliarda dhe një numër i madh njerëzish nuk ka asgjë, mund të shkaktojë trazira sociale. Nga Forumi Botëror i Ekonomisë, ky problem shihet si shqetësimi më i madh i botës sot për sot.

    “Oxfam” thotë se, 85 njerëzit më të pasur kanë një pasuri prej 1.7 trilionë dollarë, ku në krye qëndron meksikani Carlos Slim, që sipas revistës “Forbes” numëron një pasuri prej 73 miliardë dollarë. Ai ndiqet nga Bill Gates me 67 miliardë dollarë.

    Në listën e 85 personave më të pasur bën pjesë dhe Larry Page, bashkëthemeluesi i Google, i cili ka një pasuri prej 23 miliardë dollarë.

    “Oxfam” përllogarit se, gjysma e pasurisë së botës posedohet nga vetëm 1% e popullsisë. Ndërsa, 70% e njerëzve jetojnë në vende ku hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në 30 vitet e fundit është thelluar.

    “Përqendrimi i burimeve ekonomike në dorën e disa njerëzve është një kërcënim, përfshirë dhe për sistemin politik dhe ekonomik”, thuhet në analizën e “Oxfam”. “Njerëzit gjithnjë e më shumë janë të veçuar nga fuqia ekonomike dhe politike, që pashmangshmërisht rrit tensionin social dhe riskun e shkatërrimit të shoqërisë.”

    Winnie Byanyima, drejtore ekzekutive e “Oxfam”, e përshkruan hendekun mes sektorëve të shoqërisë tronditëse.

    “Nuk mund të fitojmë luftën kundër varfërisë pa luftuar pabarazinë. Rritja e pabarazisë krijon rreth vicioz ku gjithnjë e më shumë pasuria dhe pushteti po përqendrohen në duart e pak njerëzve, duke na lënë neve të tjerëve të luftojmë për thërrimet e tyre”, thotë ajo.

    “Oxfam”, që është një konfederatë ndërkombëtare e 17 organizatave që punojnë në 90 vende të botës për të gjetur zgjidhje për varfërinë dhe padrejtësitë në botë, u bën thirrje drejtuesve të biznesit që do të mblidhen në Davos, që të mbështesin taksimin progresiv dhe të mos shmangin taksat e tyre si dhe të shmangin përdorimin e pasurisë në funksion të favoreve politike dhe kompanitë e tyre të paguajnë paga që mbulojnë jetesën

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleNjerëzit besimtarë preken më pak nga depresioni
    Next Article Si t’i transmetoni vlerat morale te fëmijët
    Dija Online

    Related Posts

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    05-07-2025

    Cilat lëngje ndikojnë në lëkurën e fytyrës?

    14-03-2022

    Studimi 50-vjeçar: Ja pse nuk duhet t’i qëlloni kurrë fëmijët tuaj me shuplaka

    15-07-2017
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    Çfarë ndodh me tensionin e gjakut kur pini lëng shege

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    99% e startupeve të AI do të kenë vdekur deri në vitin 2026 — ja pse

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    14-07-20255 Mins Read

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    13-07-20252 Mins Read

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    13-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.