Më 11 korrik 2025, rreth orës 22:00, në fshatin Qaber të komunës së Zubin Potokut ka shpërthyer një zjarr si pasojë e pakujdesisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, zjarri ka përfshirë një veturë, dy multikultivatorë, disa pajisje elektrike, një garazh si dhe një shtëpi.
“Raportohet se nga pakujdesia ka shpërthyer një zjarr ku janë djegur një veturë, dy multikultivatorë, disa pajisje elektrike, një garazh dhe një shtëpi. Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari. Rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.