Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës, që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i komunës së Suharekës.

Foshnja ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe më pas ishte transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

“Sipas raportit të policisë, më datë 29.06.2025, në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren ishte sjellë një fëmijë 9 muajsh. Më 11.07.2025, viktima (fëmijë) kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion,” thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version