Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Edukim»Udhëzimi i Muhamedit ﷺ gjatë veshjes

    Udhëzimi i Muhamedit ﷺ gjatë veshjes

    0
    By Dija Online on 11-08-2014 Edukim

    Prej begative të Allahut të Lartësuar ndaj njerëzve, me të cilën i veçoi ata nga krijesat e tjera, është edhe begatia e veshjes. Allahu i Lartësuar thotë: “O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues.” (Araf, 26). Gjithashtu thotë: “…(Allahu, nga ajo që krijoi Ai ju bëri) edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë.” (Nahl, 81)
    Veshja, sikurse edhe gjërat e tjera, është pjesë e përditshmërisë së jetës, për të cilën muslimani duhet t`i përmbahet udhëzimit të të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. Udhëzimi i tij në lidhje me veshjen ishte më i përsosuri dhe më i miri. Ai ishte i thjeshtë, vishte çfarë arrinte të gjente, qoftë ajo prej leshi, pambuku apo diçka tjetër pa tepruar e pa shpenzuar dhe nuk vishte rroba me të cilat shquhej dhe dallohej nga të tjerët (rroba ekstravagante).
    Ai, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kishte një rrobë që e vishte për Bajrame dhe xhuma, kurse kur i vinin delegacionet, ai vishte rrobat më të mira dhe i urdhëronte edhe njerëzit të cilët do t`i takonin këto delegacione që të bënin të njëjtën gjë.
    Muhamedi salallahu alejhi ue selem kujdesej për pastërtinë e rrobave, i parfumonte ato dhe i këshillonte edhe shokët e tij për këtë. Ai një herë sqaroi se dukja e mirë dhe rrobat e mira janë nga cilësitë dhe karakteristikat e Pejgamberëve.
    Ngjyra më e pëlqyer e rrobave për të ishte e bardha dhe asaj i jepte përparësi në veshje. Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Vishni rrobat e bardha për shkak se këto janë më të mirat.” Shënon Tirmidhiu. Por nuk shihet ndonjë pengesë që të vishte edhe ndonjë rrobë me ngjyrë tjetër. Tregohet se ai vishte petk me ngjyrë të kuqe, siç përcjell Bera Ibën Azibi, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Kam parë të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, me petk të kuq dhe nuk kam parë gjë më të bukur se ai (petk).” Shënon Buhariu.
    I Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, na sqaroi normat të cilat preferohen të kihen parasysh gjatë veshjes dhe prej tyre është edhe thënia e “Bismilahit” në fillim të veshjes, pasi vërtetohet se ai çdo punë e fillonte me të. Pastaj prej gjërave të preferuara është të fillojmë të vishemi me të djathtën, ndërsa kur të zhvishemi të fillojmë me të majtën. Vërtetohet nga Aishja se ka thënë: “Të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, i pëlqente fillimi me të djathtë në të gjitha punët.” Shënon Tirmidhiu. Kjo aludon për pëlqyeshmërinë e fillimit me të djathtën në të gjitha punët e ndershme.
    Prej normave gjithashtu është që të themi lutjen e veshjes së rrobave. Muhamedi salallahu alejhi ue selem, kur vishte rrobat, lavdëronte Allahun me thënien: “Elhamdulilahil-ledhi kesani hadha ve rezekenihi min gajri havlin min-ni ve la kuveh”
    “Falënderuar qoftë Allahu, i Cili më ka bërë të mundur të vesh këto rroba dhe më ka furnizuar me të, sepse unë me forcën dhe fuqinë time nuk do të mund t`i siguroj.” Shënon Ebu Davudi.
    Kurse kur vishte rrobë të re thoshte: “All-llahum-me lekel- hamdu ente keseutenihi es`lluke min hajrihi ve hajri ma sunie lehu, ve eudhubike min sherihi ve sherri ma sunie lehu.” Tirmidhiu.
    “O Zoti im, Ty të qoftë falënderimi, Ti je Ai i Cili më furnizove me këtë. Të lutem ma dhuro të mirën nga ky dhe të mirën për të cilën është punuar. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e tij dhe nga e keqja për të cilën është punuar.” 
    Nga udhëzimi i tij salallahu alejhi ue selem në veshje ishte moszgjatja e rrobave, kështu që rrobat e tij nuk kalonin nyejt e këmbëve. Vërtetohet nga ai se ka thënë: “Rroba e besimtarit zgjatet deri në mes të kërcinjve, nuk ka të keqe nëse e lëshon deri në nyje.” Shënon Ebu Davudi. Gjithashtu ka thënë: “Çdo rrobë që është më poshtë se nyejt (e këmbëve) është në zjarr.” Shënon Buhariu.
    Muhamedi salallahu alejhi ue selem mbante unazë prej argjendi dhe e mbante në gishtin e vogël të dorës së majtë dhe nganjëherë në të djathtën. Ai ndaloi nga mbajtja e unazës së arit. Gjithashtu ai ndaloi veshjen e mëndafshit për burra dhe veshjen e rrobave që janë ekstravagante, të cilat e bëjnë të dallohet nga të tjerët dhe të njihet me to. Vërtetohet nga Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se ka thënë: “Kush vesh rroba të shquara (ekstravagante) në këtë botë, Ditën e Gjykimit do të vishet me rrobat e poshtërimit, pastaj do të digjet në zjarr.” Shënon Ibën Maxheh.
    Muhamedi salallahu alejhi ue selem ndaloi që në veshje burrat t`u ngjasojnë grave dhe gratë t`u ngjasojnë burrave. Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Resulullahu i mallkoi ata burra që u ngjasojnë grave dhe ato gra që u ngjasojnë burrave.” Shënon Buhariu. Kurse në hadithin e Ebu Hurejrës thuhet: “Ka mallkuar Resulullahu burrin që vesh rrobat e grave dhe gruan që vesh rrobat e burrave.” Shënon Ebu Davudi.
    Këto ishin disa shkëndija nga udhëzimi i Pejgamberit tonë, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, gjatë veshjes, prandaj mos të të ikë shansi për praktikimin dhe ringjalljen e suneteve të të dashurit tonë, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të.
    Dhe dije se rrobat më të bukura janë rrobat e devotshmërisë, ashtu si ka thënë Allahu i Lartësuar: “Por petku i devotshmërisë, është më i miri.” (Araf, 26). Si thotë edhe poeti:

    Nëse njeriu nuk i vesh rrobat e devotshmërisë,
    Ai kthehet i zhveshur, edhe nëse është me rroba.

     

    Marrë nga: www.islamweb.net
    Përktheu: Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.