Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Studime»Shkaqet e borxheve evropiane

    Shkaqet e borxheve evropiane

    0
    By Dija Online on 25-04-2014 Studime

    Përderisa ekonomia evropiane po këndellet ngadalë, mali i borxheve po rritet. Ndër shkaqet kryesore të kësaj krize janë borxhet private. A do të ndihmonte shlyerja e borxheve?
    Për këshilltarin e sipërmarjeve dhe ekspertin financiar Daniel Stelter gjërat janë të qarta: ajo që po ndodh prej vitesh në ekonomi nuk është pasojë e krizës financiare apo ekonomike, por krizë e borxheve në mbarë botën. Prej vitit 1980, borxhet e shteteve, sipërmarrjeve dhe borxhet private janë dyfishura dhe kanë kaluar nga 160 në 320 % të prodhimit bruto, shkruan ai në librin e tij “Bomba bilionëshe e borxheve”.

    Po pse shtetet dhe njerëzit janë futur kaq shumë në borxhe? Stelter mendon se kjo është pasojë e politikës së gabuar ekonomike dhe monetare. Pas rënies së Murit të Berlinit dhe anëtarësimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, shtetet industriale kanë filluar të ndjejnë një presion të jashtëzakonshëm të kostove, në radhë të parë nga Azia. Në vend të investimeve në arsim dhe inovacione, politika dhe qytetarët e kanë zgjedhur një rrugë më të lehtë – rrugën e futjes në borxhe, për të realizuar qëllimet e tyre. Përderisa amerikanët e realizojnë ëndrrën e tyre për të pasur një shtëpi përmes kredive, në Evropë shtetet janë ato që kërkojnë kredi. Ky fenomen në veçanti ishte i përhapur në disa vende jugore në Evropë, pas futjes së monedhës së përbashkët. “Euro është paralajmëruar në vitin 1995 në samitin e Madridit. Dy vjet më pas niveli i interesave ka rënë në nivelin e Gjermanisë. Pastaj vendet kanë marrë kredi për të financuar rritjen e rrogave”, thotë Hans-Werner Sinn, kryetar i Institutit Ifo, për Deutsche Wellen. Kjo ka qenë në rregull derisa tregjet financiare kanë qenë të gatshme të japin kredi.

    Por me 2007 pëlciti fluska e imobilieve dhe kredive, së pari në SHBA e pastaj edhe në Evropë. Ndërsa kriza e shteteve në veçanti u bë e njohur pas bërjes publike të rastit të shtetit grek, i cili ishte futur në borxhe tepër të mëdha. Greqia nuk ishte përjashtim, mendon eksperti Moritz Schularick, nga Universiteti në Bon. Kriza në Irlandë dhe Spanjë, për shembull, nuk ka të bëjë fare me borxhet e shtetit. “Atje kemi pasur fluska imobiliesh të financuara me kredi, pjesërisht edhe nga jashtë, të cilat kanë shpërthyer”, thotë ai për DW.

    Borxhet e sektorit privat

    Ndaj sektori privat në këto vende është shumë më shumë i futur në borxhe. Për shembull në Spanjë nga 2,5 bilionë borxhe, rreth 70 % i takojnë sektorit privat. Irlanda ndërkohë ka dalë nga ombrella për shpëtimin. Por këtë vend edhe më tej e ngarkojnë borxhe të mëdha, në vlerë prej 400 % të fuqisë ekonomike vjetore. Më shumë se 2/3 e këtyre borxheve i takon sektorit privat. Me fjalë të tjera: rrezik më i madh vjen prej sektorit privat. E njëjta thuhet edhe në një studim të një ekipi ekspertësh në Bonn, të cilët kanë hulumtuar mbi 90 kriza financare, që kanë shpërthyer që nga viti 1870. “Në parim krizat financiare janë pasojë e krizave të sistemeve financiare, që e kemi parë edhe tani. Kjo është pasojë e futjes në borxhe të sektorit privat”, thotë Schularick.

    Deri tani është insistuar në kursime, për të kaluar krizat. Gabim? Masat e deritanishme të kursimeve, e ngarkojnë rritjen ekonomike, që edhe më tepër ngarkon mundësinë e shlyerjes së borxheve, thotë eksperti Daniel Stelter. Në këtë drejtim nuk ndihmon as futja në borxhe të reja. Eksperti mendon se këtu mund të ndihmojë vetëm një shlyerje radikale e borxheve. Disa ekspertë thonë se vendet në krizë duhet të lirohen për 30 % të prodhimit bruto nga borxhet. Moritz Schularick mendon se kjo është e tepërt, përveç në rastin e Greqisë: “Ekonomisht do të ishte ndoshta dhe kuptimplotë që kjo të bëhet, sepse Greqia do të përballet me atë mal të borxheve me dekada të tëra.”/www.dw.de/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Kurani dhe Menaxhmenti

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.