Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Tema»Pushteti i homoseksualitetit

    Pushteti i homoseksualitetit

    0
    By Dija Online on 20-05-2014 Tema

    Teksa me statistika jemi vendi me nivelin më të lartë të homofobisë në Europë, të gjithë aktorët publikë shfaqin një solidaritet të jashtëzakonshëm me kauzën gay. Paradoksalisht ne jemi vendi me elitat më liberale në Europë, dhe i vetmi vend ku nuk ka opozitë ndaj kësaj kauze

    Prej disa vjetësh një komunitet individësh, thuajse në anonimitet të plotë, ka ngritur një debat që ka trazuar fort ujërat e opinionit publik. I njohur ndryshe si komuniteti LGBT apo lëvizja gay, ky komunitet ka arritur të zërë një vëmendje të jashtëzakonshme mediatike, në shproporcion të madh me numrin e personave që e përfaqësojnë. Jo vetëm mediat dhe OJF-të, por edhe politika dhe trupi diplomatik është rrjeshtuar në një zë, në përkrahje të këtij komuniteti. Si kurrë ndonjëherë, dhe si askund në botë, në Shqipëri përkrahja ndaj komunitetit gay bën bashkë pozitë-opozitë, të majtë e të djathtë, shoqëri civile e qeveri, madje edhe të gjithë ambasadorët e huaj, duke i dhënë asaj një mbështetje të jashtëzakonshme.

     

    Homokraci

    Lëvizja gay ia ka dalë jo vetëm të vihet në qendër të vëmendjes, megjithë mosaprovimin dhe reagimet negative që shkakton tek shumë njerëz, por ka arritur t’i imponohet vërtetë, gati-gati përdhunshëm publikut. Kaq e fuqishme është kjo lëvizje sa edhe vetë Kryeministri Berisha, i njohur si një politikan me profilin e një konservatori, ka shkuar më larg se të gjithë, duke premtuar legalizimin e martesave midis personash me seks të njëjtë, gjë kjo tepër e guximshme edhe për pjesën më të madhe të homologëve të tij evropianë. Rasti i reagimeve të ashpra ndaj presidentit Holande në një vend ultraliberal si Franca, përshfaq më së miri këtë paradoks. Si në asnjë vend të botës, ligji kundër diskriminimit, një ligj i cilësuar kudo si një ligj gay, i debatuar e kontenstuar masivisht në shumë vende perëndimore, në Shqipëri u miratua në unanimitet nga parlamenti shqiptar.

    Ky fenomen është ndoshta më interesanti për të kuptuar shpërpjestimet e mëdha të opinionit publik në raport me qytetarët. Një dorë njerëzish që krijojnë një komunitet të fshehtë, arrijnë të pushtojnë hapësirën publike më shumë se çdo grup tjetër shoqëror. Komuniteti gay ia ka dalë të imponohet në mënyrë të mrekullueshme. Ndoshta ky është treguesi më i mirë i distancës që ekziston midis elitave dhe shoqërisë, duke bërë që trinomi media, politikë dhe shoqëri civile, të funksionojë në një planet tjetër nga ai ku jeton shoqëria shqiptare. Fjala kyçe që shpjegon më së miri këtë realitet të marrëdhënies midis elitave dhe shoqërisë është: Krizë përfaqësimi. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një veprimtari të shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e shoqërisë, së cilës, elitat po i imponohen në emër të emancipimit, pavarësisht diskutueshmërisë së çështjes në të gjithë vendet e emancipuara që kemi si model.

     

    Gjuetarë homofobësh

    Veprimtaria e kauzës gay, ka kaluar tashmë në ofensivë duke kaluar në kërcënime publike ndaj kujtdo që nuk i nënshtrohet verdikteve të saj. Nëpërmjet gjyqeve, kallëzimeve penale dhe denoncimeve publike, ajo po godet çdo individ që shpreh publikisht rezerva për ta. Duke filluar me Tritan Shehun, Eqerem Spahiun, Murat Bashën e tashmë së fundmi edhe Eduard Halimin dhe Artan Lamen, lëvizja po krijon listën e saj të zezë. Strategjia e shantazhit publik po funksionon, duke mbytur çdo zë debati. Ajo ka minuar fushën e diskutimit, duke bërë që çdo fjalë e thënë të jetë një kërcënim ndaj vetvetes. Për këtë, kemi një sërë rastesh ku personazhe publikë janë përdorur për t’i bërë shembull për të gjithë.

    Drejtuesit e shoqatave të këtij komuniteti janë kthyer në gjuetarë “homofobësh”, të cilët i gjejnë edhe aty ku nuk janë, për t’i bërë objekt linçimi publik. Një rast i tillë ishte edhe ai i z. Spahia, i cili u citua në media se kishte thënë që “këta janë për t’i kapur në hu”. Një mori reagimesh nga mediat, OJQ-të e madje edhe trupi diplomatik vërshuan mbi një zëvendësministër, pavarësisht se kjo fjalë ish thënë në mjedise private, e pavarësisht se është thënë në mënyrë frazeologjike. Z. Spahia u kërcënua me ndjekje penale nga Kristi Pinderi, duke u bërë, ndoshta i vetmi person në këtë vend për këto 23 vjet që kërcënohet me burg për një metaforë të thënë në privatësi. Tashmë, burgu është kërcënim edhe për fyerjet on line të homoseksualëve. Qeveria ka miratuar një ligj në mbrojtje të këtij komuniteti, ku çdo person që fyen në internet këtë komunitet dënohet deri në 2 vjet burg. Në nenin 119/b të kodit penal sanksionohet se “Fyerja e qëllimshme publike, nëpërmjet sistemeve të teknologjisë së informacionit e komunikimit, që i bëhet një personi, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, racës, fesë ose orientimit seksual përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”.

     

    Homofobë dhe homopërfitues

    Është e dukshme prirja që shoqëria shqiptare ka për të mospranuar homoseksualitetin, gjë që natyrisht sjell edhe diskriminim. Fondacioni SOROS publikon të dhënat e një sondazhi të bërë nga “Opern Socity” në 30 vendet e Europës ku Shqipëria rezulton vendi më mospranues ndaj homoseksualitetit. Të dhënat nga ky sondazh tregojnë se 53 përqind e të anketuarve u përgjigjën se homoseksualët nuk kanë të drejtë të jetojnë në mënyrën e tyre.

    Në fakt, shoqëria shqiptare është ende e panjohur me këtë dukuri dhe shpesh është vështirë të bëhet dallimi midis diskutimit mbi homoseksualitetin nga të drejtat individuale të njeriut. Por, ajo që vihet re është se edhe aktorët e këtij debati nuk janë të interesuar ta bëjnë këtë dallim. Askush nuk duket i interesuar të respektojë palët në debat, duke bërë dallimin midis gjykimeve që kemi për një sjellje dhe të drejtës së personit që e ushtron atë sjellje, për të jetuar si gjithë të tjerët. Debati mbi homoseksualitetin është diçka e natyrshme në çdo vend të botës perëndimore, por në Shqipëri ai shtrohet në mënyrë të polarizuar, duke mos lënë shteg për rrugë të ndërmjetme. Diskutimi shtrohet sikur, ata që janë kundër homoseksualitetit si sjellje, mbështesin diskriminimin e homoseksualëve. Kjo mënyrë sesi shtrohet diskutimi, jo vetëm që e ka bërë debatin të shurdhët, por prodhon edhe polarizime krejtësisht negative që rëndojnë më shumë se mbi këdo mbi vetë komunitetin gay.

    Shndërrimi i homoseksualitetit në kauzë, prodhon sensibilitete që, përveç zërave pro, sjellin edhe kundëreagime, të cilat mund t’i vështirësojnë gjërat për vetë individët gay. Individë të shumtë nga vetë komuniteti gay në botë, kanë reaguar shpesh kundra shndërrimit të homoseksualitetit në kauzë, duke kërkuar respektimin e privatësisë së individit. Seksi është diçka që konsumohet në intimitet dhe nuk ka asnjë arsye që diçka intime të shndërrohet në një kauzë publike. Krijimi i kauzave të tilla, ka sjellë kudo rritjen e diskriminimit dhe dhunës ndaj homoseksualëve. Kjo të bën të mendosh se aktivistët e lëvizjes gay, synojnë më shumë të krijojnë probleme sesa t’i zgjidhin ato. Duket sikur ata janë më të interesuar të ketë diskriminim, në mënyrë që të legjitimojnë diskursin e tyre. Kjo në fakt shkon në përputhshmëri me logjikën e OJF-ve të cilat ushqehen me problemet, pasi problemet sjellin fonde. Por, derisa të vijohet në këtë mënyrë, mund të themi se personat më të kërcënuar nga lëvizja gay janë vetë homoseksualët, të cilët po përdoren në emër të një kauze që nuk përfundon kurrë, e cila i ekspozon ata përballë një klime polarizimi që mund t’u bjerë vetë mbi krye.

     

    ERGYS MERTIRI

    Revista Fenix

    18.05.2013

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

    Nuk ke punë me besimin tim, feja është çështje personale!

    Kush janë mendjeshqyerit?

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.