• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
  • Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
  • Dyfytyrësia e tolerancës
  • “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
  • Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Papunësia rreth 45 për qind – ska protesta

Papunësia rreth 45 për qind – ska protesta

0
By Dija Online on 01-05-2014 Informacione

Partitë opozitare dhe ekspertë të ekonomisë theksojnë se Kosova mbetet vendi me papunësinë më të madhe në Evropë. Sipas tyre, edhe ata që punojnë, të drejtat e tyre, janë jo të kënaqshme, edhe gjashtë vjet pas pavarësisë.
Eksperti Ibrahim Rexhepi, tha për Telegrafin, se Kosova e ka normën më të lartë të papunësisë në Evropë. Sipas tij, Agjencioni i Statistikave të Kosovës dhe Banka Botërore, përmes një ankete, kanë nxjerrë se norma e papunësisë është 30,9 për qind.

„Por kjo nuk është për tu besuar, pasiqë regjistrimi i popullësisë ka nxjerrë shifrën e papunësisë – 44,8 për qind. Njëkohësisht nuk është rritur numri i të punësuarëve, ndërsa tek të rinjtë, papunësia kalon mbi 60 për qind. Prandaj shifra e ASK, BB, por edhe e Ministrisë së Punës është mjaft e dyshimtë. E arritur e këtij viti është kontrata kolektive, por duhet forcuar sindikatat, inspeksionin dhe gjyqësinë për implementimin e saj“, ka thënë Rexhepi, për Telegrafin.

Avdullah Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka theksuar se në shtatë vitet e fundit, ekonomia e Kosovës ka stagnuar.

Sipas tij, norma e zhvillimit ekonomik ka rënë nga gjashtë për qind, sa ka qenë më 2008, në 2,5 për qind, në vitin 2013.

“Si rezultat, papunësia nuk është zvogëluar. Ende mbetet rreth 45 për qind, edhe pse statistika të ndryshme raportohen nga qeveria. Numri i të papunëve, në zyrat e punësimit, mbetet rreth 300 mijë, aq sa kanë qenë tash e sa vite. Shumica e këtyre personave jetojnë në varfëri ekstreme duke mos qenë në gjendje të plotësojnë nevojat elementare për konsum. Norma e papunësisë në Kosovë krahasohet me vendet e botës së tretë. Vetëm një në 10 femra është e punësuar dhe tre në 10 meshkuj“, ka thënë Hoti për Telegrafin.

“Tek të rinjtë, papunësia arrin në 75 për qind, dhe si rezultat në vitin 2013 rreth 21 mijë kosovarë, kryesisht të rinjë, kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Nuk mund të konsiderojmë të arritur fuqizimin e pozicionit të të punësuarve, në ndërkohë që norma e papunësisë mbetet 45 për qind. Prandaj, nuk mendoj se ka të arritura në tregun e punës në Kosovë“, vlerëson Hoti.

Ai shpreh befasinë, rreth asaj se si sindikatat nuk e shohin të arsyeshme që të protestojnë në ditën e punëtorëve.

„Sindikatat duhet të përfaqësojnë interesat e të gjithë fuqisë punëtore, e jo vetëm të atyre që janë të punësuar. Çfarë mund tu thotë BSPK-ja 300 mijë të papunëve që nuk mund të sigurojnë mbijetesën për vete dhe familjet e tyre“, ka shtuar ai.

Visar Ymeri, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka theksuar se papunësia në Kosovë vjen duke u rritur e jo duke u zvogëluar, duke shtuar se numri i vendeve të reja të punës, të krijuara brenda vitit, nuk e mbulon as numrin e të rinjëve që hyjnë në tregun e punës, e lëre më ta zvogëlojë atë të punëkërkuesve të mëhershëm.

Sipas tij, Qeveria ka tentuar më një maj të vitit të kaluar, që përmes manipulimit të statistikave e manipulimit të ligjit për regjistrimin e të papunëve, ta zvogëlojë përqindjen e papunësisë artificialisht.

“Kjo, përveç se e padobishme, është edhe tejet e rrezikshme. Manipulimi i statistikave ka efekt jashtëzkonisht të dëmshëm ekonomik. Prandaj sot është e vështirë të gjendet një statistikë e besueshme e papunësisë në Kosovë. Por gjithsesi një rënie e papunësisë do të vërehej në rritje të të hyrave nga tatimet e brendshme. Dallimi është i pavërejtshëm“, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, po të kishte pasur rënie të papunësisë, atëherë do të ishte rritur shuma e mbledhur e tatimeve në të ardhura.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se shumica e të punësuarve në Kosovë, veçanërisht në sektorin privat, punojnë në kushte shumë të vështira.

„Ligji i punës në Kosovë ka shumë të meta, por as si i tillë nuk zbatohet. Në raportin e progresit, Kosova kritikohet se nuk ka as për së afërmi inspektorë të mjaftueshëm të punës. Paga minimale prej 125 dhe 175 euro nuk siguron as për së afërmi minimumin jetik. Kemi pasur raste të shumta të pushimit kolektiv nga puna siç ishte rasti i bankës ProCredit, Aeroportit Ndërkombëtar, etj. Kemi pasur po ashtu raste të lëndimeve serioze në punë siç ishte rasti me punëtorët e Bechtel Enkas, apo edhe fatale siç ndodh në Ferronikel dhe në sektorin e ndërtimtarisë“, ka vlerësuar Ymeri.

Në këtë kontekst, ai ka shtuar se punëtorët e Kosovës duhet ta forcojnë organizimin e tyre sindikal.

„Kështu ata bëhen forcë që nuk mund të mposhten, dhe vetëm kështu i arrijnë realizimin dhe avancimin e të drejtave të tyre. Përndryshe të individualizuar e të ndarë, do të jenë përherë pre e eksploatimit të egër“, ka thënë Ymeri për Telegrafin.

Ndryshe, sot (e enjte) është një Maji, Dita ndërkombëtare e punëtorëve. /Telegrafi/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
28-05-2022

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

19-05-2022

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

12-05-2022

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

11-05-2022

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

06-04-2022

Cili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.