Komisioni Zgjedhor i Egjiptit bëri publike kërkesat e kandidimit për president. Sipas këtij komisioni, janë vetëm dy kandidat, Abdel – Fatah al- Sisi dhe ish- pretendenti presidencial Hamdeen Sabahi.
Komisioni, i cili është i përbërë nga gjyqtarë të lartë, tha se vetëm dy kandidatët kishin plotësuar kërkesat për kandidaturën dhe kishin dorëzuar aplikimet e tyre në kohë.
Kandidatët presidencialë kishin si kusht për të kaluar testet mjekësore dhe të paraqisnin 25.000 mbështetje me shkrim nga votues të mundshëm nga të paktën 15 prej 27 provincave të Egjiptit.
Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Zgjedhjeve Abdel – Aziz Selman ka thënë se Sisi ka dorëzuar më shumë se 188,000 nënshkrime, ndërsa Sabahi mbi disa 31.000 sosh. Propaganda zgjedhore do të fillojë në fillim të majit dhe të zgjasë deri më 23 maj.
Sisi është kandidati i fundit në radhën e sundimtarëve egjiptian që vijnë nga ushtria.
Ai largoi me dhunë presidentin e parë të zgjedhur me vota, Muhamed Mursin, duke nxitur trazira në vendin e sapodalur nga një autokraci dekadore.
Ndërsa pretendenti tjetër, Sabahi, kryeson një aleancë politike të quajtur “Vlera Kombëtare” dhe ishte anëtar i parlamentit nën regjimin e Mubarak.
Sabahi tha për Reuters në një intervistë se ai dyshonte që Sisi do të sjellë demokracinë, duke thënë se si ish- kreu i zbulimit ushtarak ishte përgjegjës për abuzime të të drejtave të njeriut.
Sabahi ka thënë se vendi ka ende punë për të pastruar një sistem të kalbur, ose të krijoj një racë të re të politikanëve.
Në anën tjetër, grupet e të drejtave të njeriut thonë se autoritetet kanë mbytur të gjitha format e disidencës.
Asnjë kandidat nuk ka paraqitur një strategji për trajtimin e varfërisë, mungesën e energjisë dhe papunësinë që pikëllon shumë prej 85 milion banorëve të Egjiptit. /mesazhi/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version