Zhdukja e aeroplanit të Malajzisë, ishte planifikuar me kujdes!

0

Një pilot dhe një gazetar, autorë të librit “Natën e mirë Malajzi: E vërteta për zhdukjen në fluturimin 370”, me muaj të tërë kanë analizuar në detaje të gjitha provat në lidhje me zhdukjen e aeroplanit.
Zhdukja e aeroplanit të Malajzisë, fluturimi MH370, ishte planifikuar me kujdes dhe aspak i rastësishëm, pohojnë piloti Ewan Wilson dhe gazetari Geoff Taylor.

Wilson tha se libri i tyre ka për të tronditur të gjithë ata që udhëtojnë me aeroplanë, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

“Për herë të parë paraqesim një analizë të detajuar të fluturimit të tërë, rrugën e pabesueshme në të cilën ka fluturuar e për çka besohet se është rrëzuar në Oqeanin Indian”, tha Wilson.

Libri fillon në Kuala Lumpur, më 8 mars 2014, në aeroportin nga i cili 239 pasagjerët dhe ekuipazhi nisen për në Pekin.

Wilson, i cili shërbeu si shef i dy kompanive ajrore dhe që njihet si ekspert në sigurinë e trafikut, thotë se janë analizuar të gjitha dëshmitë dhe skenarët dhe se me një sistem eliminimi kanë arritur në rezultatet të pabesueshme.

Autorët biseduan në Malajzi me të gjitha autoritetet dhe anëtarët e familjes së pilotit që drejtonte aeroplanin, Zaharia Ahmad Shah. Taylor thotë se është e qartë se autoritetet në Malajzi nuk dua ta themi të vërtetën në lidhje me zhdukjen e aeroplanit, i cili kërkohet për më shumë se tre muaj.

“Zhdukja nuk ishte e rastësishme. Ishte planifikuar me kujdes dhe nuk është dashur të ndodhë”, thonë autorët e librit të cilët sugjerojnë një sistem të ri me të cilin fluturaket mund të ndiqen në çdo moment. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com