Yahoo: Kosova ka makiaton më të mirë në botë

0

Mjafton pak kohë që kosovarët të fillojnë e të krenohen me aftësinë e vendit të tyre për përgatitjen e makiatos perfekte.
“Pavarësisht se ku shkon në Kosovë, do të gjeni makiato shumë më të mirë se të Italianëve”, thotë kamerieri Armend Bytyçi, derisa autorja e tekstit për Yahoo Travel, Jo Piazza darkon në hotelin “Çarshia e Jupave” në Gjakovë, transmeton Indeksonline.

“Italianët bëjnë vetëm qumësht dhe kafe. Ne e ziejmë kafen, e bëjmë krem dhe ia vendosim sipër qumështit”, thotë më tej Bytyçi.

Përcjellësi i gazetares së Yahoo Travel, Petrit Riza, e ka shikuar atë si të çmendur kur kanë diskutuar pse kosovarët e bëjnë këtë krahasim me italianët.

“Në pyetje është kreativiteti jonë”, thotë Riza.

“Makiato jonë është thjeshtë perfektë. Ne e kemi shkumën perfekte. Ne e bëjmë këtë shkumë duke e përdorur makinën për espreso”, thotë më tej ai.

Artikulli i publikuar sot në Yahoo Travel thotë se makiatot e mira mund t’i gjesh kudo, edhe në pompa benzine, ndërsa ato janë të lira.

Jo Piazza më tej e citon Lura Limanin, një autore e një libri guidash për Kosovën, e cila thotë se edhe vet italianët kur shkojnë për vizitë në Kosovë, “çmenden” nga brendi kosovar.

Autorja më pas shkruan duke thënë: “Sinqerisht, ato (makiatot) janë tejet të shijshme. Kokrrat (e kafesë) asnjëherë nuk janë të djegura, ndonëse kafeja përmban shijen e fuqishme të espresos. Qumështi është i ëmbël, ndërsa shkuma e kafesë është më e lehtë se sa ajri”.

Jo Piazza ka publikuar edhe disa tekste të tjera rreth Kosovës, të gjitha pozitive duke bërë reklamë të shkëlqyeshme zonave turistike dhe zejeve interesante të Kosovës.

Një nga shkrimet e publikuara flet për filigranet e Prizrenit, ndërsa një tjetër ishte edhe për butikun e Prishtinës që mban emrin e ish sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com