Një femër e moshës rreth 25 vjeçare është vrarë , kurse një burrë ka mbetur i plagosur, në një banesë në veri të Mitrovicës, raporton Policia e Kosovës.
Shefi rajonal i operativës së Policisë së Kosovës, Zeljko Bojic, i ka thënë Tanjgut se sonte rreth orës 20:40 policët me asistencë të zjarrfikësve kanë intervenuar në një banesë në veri të Mitrovicës në rrugën “Drvarska” dhe se aty kanë hasur në një burrë të lënduar dhe një vajze që nuk kishte mbijetuar.
“Burri është dërguar në qendrën Mjekësore në Mitrovicë në mënyrë që t’i jepet ndihma e parë”, ka thënë Bojic, duke shtuar se vajza sipas të gjitha gjasave është vrarë me thikë.
“Policia gjendët në vendin e ngjarjes dhe kjo është çfarë mund të them për momentin në lidhje me këtë rast”, ka thënë ai, duke mos mundur të jep detaje rreth motivit të kësaj vrasjeje.