Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Vozitja në kushtet ekstreme – si të silleni
    Lajme

    Vozitja në kushtet ekstreme – si të silleni

    Dija OnlineBy Dija Online26-12-201504 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vozitni ngadalë, koncentrohuni, mos nxitoni, por nëse gjendja nëpër rrugë është katastrofale, më së miri është të mos vozitni fare.Dimri sa ka arritur, kurse të reshurat që kanë rënë dhe janë paralajmëruar për ditët në vazhdim na kanë nxitur t’ua përcjellim këshillat më të mira për vozitje dimrit.

    Rregulla e parë dhe themelore është që vetëm nëse nuk keni mundësi ndryshe, të mos dilni fare në rrugë, kur ato janë të lagëta, të mbuluara me akull, borë ose kur era është shumë e fortë.
    Megjithatë, të gjithë shumë mirë e dimë që sot nuk mundemi pa automobil dhe që shumë nga ne janë të dënuar të udhëtojnë me të në punë dhe kështu me radhë. Disa edhe në distanca pak më të gjata. Pikërisht për këtë arsye duhet të jemi të gatshëm për më të keqen.

    Ja si të sillemi kur kushtet në rrugë janë ekstreme.

    Vozitja nëpër borë dhe akull paraqet me siguri skenarin më të keq të mundshëm në rrugë, e cila atëherë bëhet e paparashikueshme. Megjithatë, disa këshilla mund t’ju ndihmojnë të arrini sigurt në destinacion, nëse duheni të vozitni me patjetër.

    • Gjithmonë mbani me vete mbulesë ose batanije, jelek reflektues dhe çokollatë në rast se bllokoheni në rrugë. Po ashtu mbusheni telefonin para nisjes.
    • Gjithmonë para nisjes pastroni MIRË xhamat e automobilit, dhe kontrolloni fshesat e xhamave.
    • Nëse keni mundësi, mos u nisni për rrugë kur bie bora e parë, sepse ka shumë mundësi që rrugët të mos jenë të pastruara.
    • Vozisni ngadalë, sepse akulli mund të gjendet në cilëndo pjesë të rrugës, i fshehur nën borën e hollë. Kujdes të veçantë bëni në kryqëzime dhe rrethrrotullime.
    • Ndaluni në ndonjë vend të sigurt derisa të mos kalojë moti i keq – nuk ia vlen të vozitet kur dukshmëria është e keqe.
    • Mbani distancën e sigurt – që të mund të frenoni me kohë dhe pa pasoja.
    • Sa herë që mundeni frenoni me motor dhe jo përmes frenave, për shkak të fërkimit dhe rrëshqitjes.
    • Nëse automobili juaj tërheq me rrotat e pasme kini kujdes me peshë prapa si dhe sidomos nëpër kthesa.

    Rrugët e lagështa dhe vërshimet është skenari i dytë më i keq. Vërshimet vijnë
    befasishëm, shkatërrojnë çdo gjë para vetes, por edhe shiu i zakonshëm mund t’ua vështirësojë vozitjen. Uji paraqet problem të njëjtë edhe kur fillon shkrirja e sasive të mëdha të akullit dhe dëborës. Frenimet e papritura apo të vrullshme nuk duhet të ndodhin, kështu që:

    • Gjithmonë mbani distancë të dyfishtë nga ajo që do ta mbanit në mot të thatë. Sa më larg, më mirë.
    • Kujdes nga pellgjet – gjatë shpejtësive të mëdha kur hasni në ndonjë pellg uji, rrotat mund të humbin kontaktin me sipërfaqen, ndërsa ju kontrollin e automobilit. Nëse vjen deri te kjo, mos bëni panik, por mbajeni fort timonin dhe kurrsesi mos e shtypni shumë fort frenin.
    • Gjatë lëvizjes dhe kthimit në sipërfaqe të lagështa automobilat mund të sillen si në akull, prandaj bëjeni ngadalë këtë gjë.
    • Rrini larg nga cepi i rrugës, sepse koncentrimi i ujit aty është më i madh; kini kujdes nga automobilat nga drejtimi i kundërt dhe këmbësorët që lëvizin në trotuar.
    • Kurrë mos vozitni mbi rrëketë që kanë përmbytur rrugën – nuk është mirë të rrezikoni.
    • Testoni frenat kur dilni me automobil nga uji i thellë.
    • Mos vozitni shumë afër vozitësit para jush, sepse spërkatja nga rrotat e tij ua zvogëlon shikimin.
    • Shmangni kalimet nëpër ujin e thellë në rrugë, sepse mund të ndodhin dëmtimet dhe prishjet serioze në automjet.
    Era po ashtu nuk është mike e vozitësve. Veçanërisht nëse vozitni automjete të larta si kombi, SUV (xhipa), etj.
    • Kini kujdes në lugina dhe në terrene të hapura për të cilat janë karakteristike erërat e forta.
    • Gjithmonë mbani të dy duart në timon, ashtu që në rast se ju sulmon era të mund të reagoni si duhet.
    • Ngadalësoni – automobili është më stabil kur e vozitni ngadalë./autolajme/kohaislame

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleJa 20 çajrat për shumë sëmundje në stinën e dimrit
    Next Article Stili i udhëtimit të Muslimanit Produktiv!
    Dija Online

    Related Posts

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    14-07-2025

    Australia nis stërvitjen më të madhe ushtarake në histori – pritet vëzhgim nga Kina

    14-07-2025

    46 tentime të pasuksesshme, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta?

    14-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    A mund t’i bindë Nvidia qeveritë të paguajnë për inteligjencën artificiale “sovrane”?

    Si po bashkohen dronët dhe teknikat e video-lojërave në luftën e Ukrainës

    Inteligjenca Artificiale po vret uebin. A mundet diçka ta shpëtojë atë?

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    A mund t’i bindë Nvidia qeveritë të paguajnë për inteligjencën artificiale “sovrane”?

    Si po bashkohen dronët dhe teknikat e video-lojërave në luftën e Ukrainës

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    14-07-20255 Mins Read

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    13-07-20252 Mins Read

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    13-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.