Vazhdon fuqizimi i industrisë turke të mbrojtjes

0

ASELSAN, një nga kompanitë lokomotivë të industrisë turke të mbrojtjes ka nënshkruar me një klient të huaj një kontratë prej 19 milion e 295 mijë dollarëshe për shitjen e pajisjeve pamore të natës.
Prioritet kryesor ajo ka sigurimin e nevojave të Forcave të Armatosura turke dhe ndërkohë që ushtria turke përdor pajisjet e kësaj kompanie, rritet edhe interesi që tregojnë ushtritë e huaja ndaj këtyre produkteve.
Klientët e huaj preferojnë që të ruajë anonimitetin. Një pjesë e porosisë do të jetë gati brenda 1 viti, ndërsa pjesa tjetër do të dorëzohet vitin e ardhshëm.
Së bashku me këto kontrata, ASELSAN, gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka arritur të realizojë një eksport që kap shifrën 70 milion e 373 mijë dollarë.
Në Turqi ASELSAN renditet i 35-i në listë ndërmjet 500 kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e industrisë, kurse në industrinë e mbrojtëse ajo vazhdon të mbajë vendin e parë prej shume vitesh. /trt/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com