Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Ushtria turke na ndihmoi duke bllokuar anijet ruse që furnizonin ushtrinë serbe
    Lajme

    Ushtria turke na ndihmoi duke bllokuar anijet ruse që furnizonin ushtrinë serbe

    Dija OnlineBy Dija Online28-11-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në fund të marsit të vitit 1999, përpjekjet e ushtrisë serbe me forcat e UÇK-së, këta të fundit të mbështetur fuqimisht nga ajri e toka nga NATO, krijojnë një front të gjerë lufte. Ushtaraku nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj, i emëruar si një nga drejtuesit kryesor të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ndjenë krenari se në formacionet luftarake në teren, në front, në komanda e në prapavijë janë dhe shumë kolegë të tij e të rinj të ardhur vullnetarisht nga Shqipëria për çlirimin e Kosovës…

    28 MARS 1999 MIRËNJOHJE TURQISË

    (Pjesë nga ditari i luftës i kolonel Dilaver Goxhaj)

    Disa ditë pasi u angazhua aviacioni i NATO-s në luftë në Kosovë, Rusia kërkoi që të dërgonte një flotilje detare në detin Adriatik për të përforcuar izolimin e UÇK-së, jo vetëm për furnizime me armatime e municione, por edhe me ushqime. Kjo kërkesë e rusëve u dha nga të gjitha agjencitë e lajmeve, ndaj dhe na tërhoqi vëmendjen edhe neve në Shtabin e Përgjithshëm, pasi ajo deklaratë e Rusisë u duk që u dha zemër ushtarëve serbë. Për këtë arsye, Shefi i Shtabit të UÇK-së, zoti Bislim Zyrapi, një mesnatë, në fund të muajit mars 1999, po bënte një bisedë telefonike herë në gjuhën shqip dhe herë në atë boshnjake me një person me përgjegjësi në Turqi, të cilit i kërkonte të ndërhynte pranë Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, që të bënte të mundur ndalimin ose vonimin e kalimit të asaj flotilje ruse nëpër Dardanele.

    Mua më tërhoqi vëmendjen biseda, që zhvillohej herë në një gjuhë e herë në tjetrën, ndaj dhe po e ndiqja i përqendruar. Vura re se personi në anën tjetër të telefonit e quante të mundshme atë kërkesë, por ai nuk mund të gjente arsye se si mund të ndërhynte, sepse ishte i një shteti tjetër.

    Në këto momente unë e pyeta Bislimin se më kë po fliste, dhe ai më shpjegoi qëllimin e bisedës dhe se po fliste me atasheun ushtarak boshnjak, gjeneralin Ismail Pasha, me origjinë shqiptare, me të cilin kishin luftuar së bashku në Bosnjë. Në moment unë u kujtova se në Turqi Shqipëria kishte dërguar atashe ushtarak Kolonelin Hajro Limaj, me të cilin njihesha. E luta Bislimin që të më lejonte të bisedoja me gjeneralin boshnjak dhe ai, pasi më prezantoi me të, më dha telefonin.

    Pasi u përshëndeta me gjeneral Ismail Pasha, e pyeta në se ai e njihte atasheun ushtarak të Shqipërisë, Kolonel Hajro Limaj. Ai m’u përgjigj se jo vetëm që e njihte, por edhe e kish shok. Kjo më ngrohu dhe i kërkova mundësinë të më lidhte me Hajron. Ai më tha se nesër në mëngjes në ora 08.00 mund ta merrnim në këtë numër telefoni dhe të mund të bisedonim me Hajron.

    Kuptohet se ora 08.00 erdhi shpejt, pasi kjo bisedë u zhvillua më shumë se një orë pas mesnate. Në ora 08.00 u lidhëm me Kolonel Hajron dhe pasi ia shpjeguam kërkesën tonë, ai na premtoi se do ta konsumonin kërkesën tonë me drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Turke. Pas disa orësh na morri në telefon dhe na dha sihariqin se komanda e ushtrisë turke do të shfrytëzonte të gjitha klauzolat që mund të kishin konventat ndërkombëtare për këto lëvizje dhe nuk do të lejoheshin të kalonin anijet luftarake ruse.

    Dhe ashtu ndodhi. Turqisë duhet t’i jemi mirënjohës për atë ndihmë të sinqertë në atë moment të vështirë për UÇK-në dhe luftën në Kosovë, vetëm me një kërkesë verbale. Ndoshta mund të jetë rast unikal në botë, që një shtet të plotësoi një kërkesë të këtij lloji vetëm me një fjalë goje.

    Por duhet t’u jemi mirënjohës edhe dy atasheve ushtarakë shqiptarë, të cilët, ndoshta edhe jashtë rregullave protokollare, duke rrezikuar edhe vendin e tyre të punës prej diplomati, e morën përsipër një kërkesë me aq përgjegjësi e me pasoja ndërshtetërore.

    Nuk dua të zgjatem se si u realizua ajo nga miqtë tanë turq në atë luftë, por me këtë dua të them se ishte faktori shqiptar që e mundësoi faktorin e jashtëm të ndalonte kalimin e asaj flotilje. Ishte faktori i brendshëm UÇK që e mundësoi faktorin NATO dhe SHBA që të radhiteshin në krahun tonë për çlirimin e Kosovës.

    Përgatiti: Kujtim Boriçi/ Gazeta Dita

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleZbulohen arsye të reja pse Coca-Cola është e dëmshme për ju
    Next Article Sprovat janë sjellje hyjnore
    Dija Online

    Related Posts

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    05-07-2025

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    05-07-2025

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    05-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.