Ushtria egjiptiane ka shkatërruan dy tunele në kufirin Egjipt –Gaza, duke e çuar numrin total të tuneleve të rrënuara në 1.736.
Burimet e sigurisë thanë se rojet kufitare egjiptiane kanë vazhduar aktivitetin e tyre intensive për t’u marrë me gjoja “kontrabandistët dhe grupet e armatosura” të cilat kanë për qëllim të kompromentojnë sigurinë kombëtare në të gjitha nivelet. Rajoni ushtarak perëndimore menaxhohet nga rojet e kufirit në bashkëpunim me Forcat Ajrore dhe kanë pasur sukses në kapjen e një individi në posedim të 30 çifteve në fushën e Salloumit.
Në Al-Arish, rojet kufitare arrestuan gjashtë persona të armatosur dhe konfiskuar një makinë dhe gjashtë motoçikleta pa targa, si dhe një kamion. Gjashtë makina të ngarkuar me sasi të mëdha të ushqimit, ilaçeve dhe mallrave të cilat ishin për t’u kontrabanduar janë konfiskuar, gjithashtu.