UP-ja në krizë financiare

0

Universiteti i Prishtinës këtë shtator është futur në krizë financiare. Rektorati ka pasur vështirësi në dhënien e pagave për stafin, si dhe kryerjen e obligimeve të tjera financiare gjatë këtij muaji, bëjnë të ditur burime të “Kohës Ditore” brenda UP-së.
Këto vështirësi i ka pohuar edhe rektori i ri i Universitetit, Ramadan Zejnullahu.

Kriza e mundshme financiare për UP-në ishte paralajmëruar që nga koha e vendimit të kryeministrit Hashim Thaçi për përgjysmim të pagesave të studentëve.

Qeveria pati premtuar se nuk do të lejonte një gjë të tillë, meqë do të ndajë shumën prej afro 5 milionë eurosh, për ta mbushur zbrazëtirën buxhetore që do të krijohej në arkën e UP-së, pas këtij vendimi. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com