Turqia konfirmon mbështetjen për Kosovën

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoğlu. Ministri Hoxhaj e ka njoftuar homologun turk për progresin që po arrihet në Kosovë dhe forcimin e gjithanshëm të shtetësisë.
Ministri Davutoğlu ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Turqisë për avancimin e gjithanshëm të proceseve.

Ministri Hoxhaj dhe ministri Davutoğlu gjatë bisedës janë fokusuar në forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për fuqizimin e shkëmbimeve në shumë fusha, si në ekonomi, tregti, kulturë, arsim etj.

Shefi i diplomacisë kosovare foli edhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përmes njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke vlerësuar përkrahjen turke në këtë drejtim.

Davutoğlu rikonfirmoi përkrahjen e mëtejshme të shtetit të tij në procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale.

Më tutje, dy ministrat kanë biseduar edhe për proceset e fundit në rajon dhe më gjerë. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com