Turqi, burg i perjetshëm për autorët e grusht shtetit të viteve ’80

0

Generali turk Kenan Evren, i cili ka dominuar politikën turke gjatë dekadave të kaluara, u dënua me burgim të përjetshëm, nën akuzat për udhëheqje të një grusht shteti në vitin 1980. Ky grusht shteti rezultoi me tortura, arrestime dhe vdekje.
Evren, i cili gjithashtu ka shërbyer si president pas tre vjetësh të sundimit ushtarak, nuk shprehu keqardhje për grusht shtetin që vrau mijëra persona, përfshirë kundërshtarët politik e civilët.

Pesëdhjetë njerëz u ekzekutuan në një dënim publik, e me mijëra ushtarakë të tjerë u arrestuan, dhe nga atëherë rezultojnë të zhdukur.

Edhe pse në shëndet të dobët për të marrë pjesë në seancat gjyqësore, ai u dënua me burgim të përjetshëm së bashku me ish-shefin e forcave ajrore, Tahsin Sahinkaya . Të dy janë akuzuar se urdhëruan ndërhyrje të ushtrisë, e më pas kryerjen e grushtit të shtetit.

Rasti kundër Evren, i cili kishte jetuar për dekada të tëra në bregdetin e Egjeut, ishte pjesë e lëvizjeve nga Kryeministri Tajip Erdogan, për të thyer dominimin e forcave të armatosura në politikë. Gjeneralët, të njohur ndryshe si “pashallarë”, kanë kryer katër grusht shtete në mes të viteve 1960 dhe 1997./mesazhi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com