Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Tema»Të kërkosh azil në Kosovë
    Tema

    Të kërkosh azil në Kosovë

    Dija OnlineBy Dija Online13-05-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka njerëz që kërkojnë azil edhe në Kosovë. Por, Kosova për ta nuk është në asnjë mënyrë vendi i destinimit.
    Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i azilkërkuesve nuk është i madh dhe ata që vijnë, Kosovën e shohin si një vend transit dhe jo destinacion, deklarojnë zyrtarët nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme, tregojnë se që nga fillimi i këtij viti, janë regjistruar 18 azilkërkues, kurse aktualisht në qendër janë 7 persona, duke qenë se 11 prej numrit të përgjithshë nuk janë rikthyer në qendër.

    Udhëheqësi i Qendrës për Azil, Fitim Zariqi tha për Radion Evropa e Lirë, se numri i azilkërkuesve në Kosovë është relativisht i vogël dhe se ata kryesisht janë nga vendet e lindjes.

    “Deri para dy viteve, numri i më i madhe i azilkërkuesve ka qenë nga Afganistani, tani prin Siria, do të thotë në dy vitet e fundit. Kjo sigurisht lidhet me konfliktin në Siri”, tha Zariqi.

    Zariqi ka thënë se janë disa persona që shprehin interesim për të qëndruar në Kosovë, meqë mendojnë se më lehtë mund të gjejnë punë.

    “Kohëve të fundit ka një interesim që të qëndrojnë këtu. Sigurisht ata e lidhin me kushtet ekonomike në Kosovë thonë se me lehtë gjejnë punë në shtetet evropiane. Ka edhe ta atillë që janë të interesuar të jetojnë në këtu pasi që tash veç ka punë”, u shpreh Zariqi.

    Qendër për Azil në Kosovës e cila gjendet në Komunën e Lipjanit, nuk e di se ku mund të jenë apo nga shkojnë persona të cilët nuk kthehen në qendër e që kanë qenë të regjistruar si azilkërkues.

    Zariqi tregon se pas intervistave dhe marrjes së të dhënave personale, pajisja e tyre me letërnjoftimin e azilkërkuesit, atyre në bazë të ligjit u lejohet të dalin nga qendra gjatë ditës dhe të qëndrojnë jashtë deri në orën 22:00.

    “Ata e shfrytëzojnë këtë liri dhe largohen. Qendra nuk e di se në cilin drejtim largohen, por është e obliguar që të njoftojë policinë e migracionit duke i njoftuar se një azilkërkues është larguar nga qendra dhe nuk dihet nga ka shkuar”, tregoi Zariqi.

    Persona të cilët hyjnë në Kosovës dhe paraqitet në polici si azilkërkues, atyre menjëherë ju ofrohet mbrojtja ligjore.

    Sipas Ligjit për Azil, neni 11 thotë se 1.“azilkërkuesi mund të kërkojë azil në një gjuhë të cilën ai ose ajo e kupton. Azilkërkuesi në një afat pesëmbëdhjetë (15) ditor që nga paraqitja e kërkesës për azil do të informohet në një gjuhë të cilën e kupton lidhur me procedurën e azilit, të drejtat dhe detyrimet në procedurën e tillë, si dhe për të drejtën të kontaktojë UNHCR-në dhe ndonjë Organizatë Joqeveritare të cilat iu ofrojnë ndihmë azilkërkuesve”.

    Në Kosovë, ekziston organizata joqeveritare Programi për të Drejtat Civile, që në këto raste ndihmon juridikisht azilkërkuesit.

    Naim Osmani drejtor ekzekutiv i kësaj organizate shpjegoi se në të gjitha fazat e procedurës së vendosjes lidhur me kërkesat për azil, ata përfaqësohen nga personeli i organizatës.

    “Të gjitha problemet kanë të bëjnë më çështjet të cilat ndërlidhen me përvojen tonë në ketë lëmi. Korniza ligjore veç gati është kompletuar, që ka qenë problematike deri vonë”, tha Osmani.

    Edhe Osamni thotë se numri i personave që janë azilkërkues në Kosovë, tregon se Kosova nuk është vendi ku ata mendojnë të qëndrojnë gjatë.

    “Ata rrinë disa javë, mund të jenë disa muaj, pastaj vazhdojnë me tutje. Prandaj mund të thuhet lirisht se Kosova është një vend transiti për kërkuesit e azilit, pra nuk është vend i destinacionit”, tha Osmani. për radion Evropa e Lirë.

    Në kuadër të përpjekjeve për t’u afruar me vendet Bashkimin Evropian dhe në mënyrë që edhe Kosova të përfitojë nga procesi i liberalizmit të vizave, institucionet e kosovare janë duke u angazhuar që të plotësojnë standardet edhe për personat të cilët kërkojnë azil në Kosovë. /Albinfo

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleIsh-ushtari i UÇK-së nga Kumanova, humb jetën në Siri
    Next Article HRW kërkon hetim të pavarur rreth vrasjes së 197 personave në Uzbekistan
    Dija Online

    Related Posts

    Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

    25-01-2023

    Nuk ke punë me besimin tim, feja është çështje personale!

    30-06-2022

    Kush janë mendjeshqyerit?

    29-06-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    “Sokoli” – droni “Made in Kosova” që synon të rivalizojë Bayraktarin turk

    Haxhiu: Të gatshëm për takime me Osmanin – tërhiqem nëse nuk i siguroj 61 vota

    Dogana e Kosovës ndalon futjen e insekticideve të padeklaruara me origjinë nga Serbia

    Abdixhiku: Do të marrë pjesë në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të shprehet për situatën

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.