Sulmuesi i përfaqësueses Azemi operohet me sukses, falënderon All-llahun

0

Sulmuesi i Greuther Fuerth dhe përfaqësueses së Kosovës sot i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në një spital në Gjermani.
Ilir Azemi nuk është grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen me Turqinë e Senegalin, për shkak të probleme shëndetësore.

Sulmuesi i Greuther Fuerth nga Bundesliga II të enjten në mëngjes i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në hundë.

Anëtari i Greuther Fuerth kishte probleme me frymëmarrje dhe kjo ishte arsyeja se pse ai nuk u paraqit në ndeshjen e djeshme ndaj Turqisë.

Operimin e tij e ka konfirmuar vetë lojtari në rrjetin social duke postuar foton që e shihni më lartë me mbishkrimin: “Falenderimi i takon vetëm ALLAHUT”. /Sporti1 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com