Spitalit Amerikan dhe kriminelët mantel bardhë po ndryshojnë ligjet që i kanë shkelur deri tash

0

Vendosja e Spitalit Amerikan në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk është rastësi. Ky lokacion, i kontestuar, është zgjedhur me shumë kujdes nga drejtuesit e këtij institucioni privat shëndetësor.

Ky veprim, po vlerësohet i kundërligjshëm nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pasi nuk është respektuar ligji, i cili e përcakton largësinë mes institucioneve shëndetësore publike dhe atyre private.

Por siç merret vesh institucionet shtetërore janë duke bërë ndryshimin e ligjit që do t’ia bëjë legjitime këtë shkelje spitalit Amerikan.

Spitali Amerikan për të joshur më lehtë pacientët po i shfrytëzon hapësirat e spitaleve publike në katër qendra të tilla.

Dy spitale të tilla përveç Prishtinës janë ndërtuar edhe në Tiranë, një në qytetin e Fierit e një në Durrës.

Gazeta Fjala ka arritur që ti sigurojë vendndodhjet e këtyre objekteve.

Në Tiranë, Spitali Amerikan është i ndërtuar afër atij shtetëror Ushtarak, që gjendet në rrugën ‘Azem Galica’ e që ka largësi jo më shumë se 500 metra nga Spitali Ushtarak i Tiranës.

tirane 2

Rast i ngjashëm është edhe ai në Durrës e në qytetin e Fierit ku edhe aty Spitali Amerikan është i ndërtuar në qendër të qytetit afër spitaleve të tjera shtetërore.

durres

fier

Të gjitha këto janë ndërtuar para atij në Prishtinë.

Ky i fundit ka afro dy muaj që ka hapur dyert për pacient hiç më larg se 500 metra nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Prishtine

Zëdhënësi i këtij spitali, Redian Mjeshtri, ka thënë për Gazetën Fjala se ndërtimi i këtij spitali në këto qendra nuk bie ndesh me Ligjin.

“Spitali Amerikan është i ndërtuar në të gjitha degët e tij si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, konform ligjeve të Republikave përkatëse”, ka thënë Mjeshtri për Gazetën Fjala.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrija.

Ajo është shprehur se ndërtimi i këtij spitali afër QKUK-së e dëmton imazhin e spitalit publik në Kosovë.

“Ne jemi për ata që sistemi privat të funksionalizohet në Kosovë, por jo duke e dëmtuar atë publik”, ka thënë Kadrija.

“QKUK-ja ka probleme me hapësirat pronësore gjë të cilën e ka kërkuar edhe drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës që të hetohet prona në të cilën është i ndërtuar spitali Amerikan, e dokumentet kadastrave të pronës së QKUK-së ende nuk janë bërë të ditura”, ka shtuar ajo.

Kadrija ka bërë të ditur se më shumë se gjysma e stafit të spitaleve publike në Kosovë punojnë me kontrata të dyfishta në dy vende të punës.

“Një pjesë e stafit shëndetësor të QKUK-së punojnë edhe në këto spitale private. Pacientët në këtë mënyrë po mendojnë që klinikat e tilla me emra të mëdhenjtë të shteteve më të mëdha do të kenë shërbime ndryshe, kur në fakt doktori i njëjtë punon edhe në këto spitale edhe në QKUK”, ka thënë më tej deputetja e AAK-së, Time Kadrija.

E sipas Ligjit të Republikës së Kosovës ndërtimi i Spitalit Amerikan në Prishtinë, afër QKUK-së bie ndesh me kontratën e miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës i cili në vitin 2005 kishte dhënë lejen për ndërtimin e një spitali kardiokirurgjik në Kosovë.

Po ashtu me ndërtimin e këtij spitali në Prishtinë është shkelur edhe ligji për shëndetësi i cili ndalon ndërtimin e spitaleve të përgjithshme private në afërsi të spitaleve publike deri në 1.5 km. Kjo nuk po zbatohet pasi që objekti i ri i Spitalit Amerikan është në distancë më të vogël se distanca minimale e caktuar me ligj.

Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se nuk ka ndonjë vendim për ndërtimin e ndonjë spitali afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës./GazetaFjala/

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com