Të paktën 37 vetë u vranë të shtunën në operacionet ajrore dhe tokësore në të gjithë Sirinë, të kryera nga regjimi i presidentit Bashar al- Asad, kanë thënë aktivistët e opozitës.
Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut tha se 10 vetë u vranë në Daraa, tetë në periferi të Damaskut, gjashtë në Homs, gjashtë në Halep, tre në Hama, tre në Quneitra, dhe një në Deir Ez Zor.
Komitetet e Koordinimit Lokal të Sirisë, një rrjet i grupeve lokale të opozitës, tha se forcat opozitare vranë shumë militantë të Hezbollahut dhe forcave të Assad, dhe kanë shkatërruar një ndërtesë të regjimit në Halep.
Sipas Rrjetit sirian për të Drejtat e Njeriut, më shumë se 150,000 njerëz kanë humbur jetën në luftën civile tre-vjeçare në Siri./mesazhi/
Previous ArticleTzortzis: Vetëm islami mund ti japë fund padrejtësisë në botë
Related Posts
Add A Comment