Siri, Mbi 130 të vrarë nga sulmet ajrore kundër ISIS në Raka

0

Në sulmet e ndërmarra nga avionët luftarakë të ushtrisë siriane ndaj objektivave të organizatës ISIS, numri i të vrarëve është rritur në 130 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Një burim anonim nga autoritetet e spitalit shtetëror, në një deklaratë thekson se numri i të vrarëve në sulmet ajrore të cilët kanë ardhur në spital ëshë rritur në 130 persona dhe më shumë se 50 të plagosur po vazhdojnë mjekimin.

Në një deklaratë më parë nga Këshilli i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian ishte njoftuar se në 10 sulmet ajrore nga avionët luftarakë të ushtrisë kundrejt objektivave të cilat janë nën kontrollin e ISIS në Raka, numri i të vrarëve ishte rritur në 87.

Në deklaratë theksohej se mes të vrarëve ka pasur gra edhe fëmijë dhe gjithashtu mbi 100 të plagosur në sulmet ajrore janë duke u mjekuar nëpër spitale. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com