Shqipëria s’ka pretendime territoriale, do vendosjen e drejtësisë së munguar

0

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu grek, Nikos Kotzias, mbajtën një konferencë të përbashkët për median në ambientet e Ministrisë së Jashtme Tiranë ndërsa jashtë vijonte protesta e çamëve.

Kotzias duke u deklaruar për Ligjin e luftës, tha se Greqia beson se me deklaratën e 1987 ne nuk jemi në luftë. Kjo është e vërtetë. Marrëveshja e miqësisë në 1996 është e vërtetë. Integrimi i Shqipërisë në NATO dhe perspektiva e hyrjes në BE na bën jo vetëm miq, por dhe partnerë. Nëse ekzistojnë dyshime nëse jemi ose jo në gjendje lufte, do të jetë objekt diskutimi që do të zhvillohet dhe do të gjejmë.

Kotzias për çeshtjen çame shtoi se janë disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë, që kishin bërë zhvatjen e popullsisë në zonën e Epirit. Ndryshe nga njerëzit e tjerë u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan. Duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë, sepse nuk nënkuptojmë asnjë grup qytetarësh shqiptarë dhe Shqipërinë. Disa duan të bëjnë të njëjtë bashkëpunëtorët me ata që merren me nazizmin gjerman dhe me ata që nuk kanë jetuar asnjëherë në Greqi. Ne kemi përqasje të ndryshme dhe këto janë të njohura nga pikëpamja e historisë.

Nga ana e tij, ministri shqiptar, Ditmir Bushati ripërsëriti se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale, por dëshiron vendosjen e një drejtësie të munguar.

Çështja çame është pjesë e kapitullit që e ka origjinën në Luftën e Dytë Botërore. Jemi vende fqinje dhe është normale të kemi lexime të ndryshme, besojmë se një trajtim realist do të zbuste tonet nacionalsite dhe të vendoste drejtësinë e munguar. Nuk bëhet fjalë për pretendime territoriale. Shqipëria nuk ka asnjë lloj pretendimi territorial.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com