Shtetet e Bashkuara kanë dhënë urdhër që një aeroplanmbajtëse amerikane të dërgohet në Gjirin Persik në përgjigje të krizës në Irak.
Zëdhënësi i Pentagonit Admirali John Kirby thotë se Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel dha urdhër që aeroplanmbajtësja USS George H.W. Bush të lëvizë nga Deti Arabik për në Gjirin Persik.
Admirali tha se urdhri i ofron Presidentit Obama më shumë elasticitet nëse “nevojiten masa ushtarake për të mbrojtur jetë amerikanësh, si dhe interesat amerikane në Irak”. Një kryqëzor me raketa dhe një destrojer do të shoqërojnë aeroplanmbajtësen.