Serbia bllokon proceset për krime lufte në Kosovë

0

Gjykimet për krime lufte janë bllokuar proceduralisht në Serbi.
Viktimat nga Kosova, nuk po e gjejnë drejtësinë duke u penguar me vendime të pabazuara në arsye juridike. Pleq, 27 gra dhe fëmijë të vrarë në fshatin Tërnje të Suharekës, gjatë vitit 1999, nuk po e gjejnë drejtësinë në gjykatat e Serbisë. Familjet e viktimave e kanë informuar Departamentin për Krime Lufte në Beograd, për lëndën kundër oficerëve Rajko Kozlina dhe Pavle Gavrilovic, e cila është faktuar mjaft mirë nga avokatët kosovarë nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Por ky rast është bllokuar nga gjykatësja serbe. “Është shqetësues vendimi i gjykatëses Mirjana Iliq, e cila e ka bllokuar procesin e gjykimit të rastit të fshatit Tërnje, duke u arsyetuar se avokatët nga Kosova nuk janë anëtarë të Odës së Avokatëve të Serbisë. Kjo qasje në drejtësi e dëmton gjithë atë çka është punuar deri tani dhe dekurajon dëshmitarët të bashkëpunojnë në proceset e ardhme kur flitet për krime lufte”, ka theksuar Marina Kljaic nga Fondi i Drejtës Humanitare në Beograd. Fondi për të Drejtën Humanitare konsideron se gjyqtarja Mirjana Iliq nuk i respekton standardet e arritura në përfaqësimin e të dëmtuarve nga Kosova në lëndët e krimeve të luftës me një vendim i cili nuk është i bazuar në arsye juridike. Vendimi i gjykatëses Mirjana Iliq në Beograd dëmton rëndë imazhin për drejtësinë në Serbi. Kjo përveç se ndikon negativisht në besueshmërinë ndaj gjykatave serbe, mund edhe t’i frikësoj dëshmitarët në të ardhmen të bashkëpunojnë në raste kur flitet për krime lufte. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com