Grupi i hakerave lançoi ditën e hënë një sulm në rrjet ndaj faqeve zyrtare në Izrael, duke shkaktuar mbylljen e shumë prej tyre.
Kanali televiziv izraelit “Channel Two” tha se qindra sajte qeveritare dhe faqe organizatash u ndërprenë për disa minuta, para se të rifillonin punën. Sulmi përfshiu faqet zyrtare të ministrisë së arsimit dhe agrokulturës, autoritetin e aeroportit të Izraelit dhe gazetën “Haaretz”. Ai shtoi se disa nga institucionet qeveritare izraelite i kishin mbyllur faqet e tyre, pas paralajmërimit të sulmit.
“Anonymous”, një rrjet ndërkombëtar hakerash paralajmëroi më herët ditën e hënë se do të niste një operacion anti-Izrael, të quajtur #OpIsrael.
“Në 7 prill, ne do t’u bëjmë thirrje vëllezërve dhe motrave që të sulmojnë, zbulojnë dhe vjedhin bazat e të dhënave në faqet e Izraelit, me çdo mjet që të nevojitet”, tha “Anonymus” në një deklaratë javën e shkuar.
Ky nuk është sulmi i parë në rrjet nga një grup kundër Izraelit. “Anonymus” e ka bërë ofensivën e parë në faqet zyrtare izraelite në nëntor 2012, për të kritikuar sulmin e Izraelit në rripin e Gazës.
Një tjetër fushatë u prezantua në 7 prill 2013, gjatë së cilës u mbyllën disa faqe elektronike, ku u përfshinë ajo e ministrisë së mbrojtjes dhe shërbimi i brendshëm i sigurimit në vend. Grupi thotë se po vepron për të shpaguar “krimet e Izraelit kundër palestinezëve”./IO
Të reja
- “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
- Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
- Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
- Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
- Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
- Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
- Agjendat perverse nuk njohin kufi
- Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim