Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Studime në besim»Rregullat dhe të drejtat e punëtorit
    Studime në besim

    Rregullat dhe të drejtat e punëtorit

    Dija OnlineBy Dija Online16-11-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Padyshim se njeriu ka nevojë të marrë punëtorë, qoftë një apo më shumë me qira për t’i ndihmuar, pasi ka nevojë për të, ose sepse nuk mundet vet ta kryej një punë të tillë. Për këtë arsye zotëria i punës duhet t’i mësojë disa rregulla islame dhe t’i ketë parasysh gjithmonë. E unë, me ndihmën e Allahut të Lartësuar, do t’i përmend disa prej tyre:

    1. Marrja me qira e punëtorit musliman e jo dikë tjetër.

    Obligohet besimtari t’i marrë vëllezërit e tij muslimanë për punë e kurrsesi nuk duhet ta marrë jomuslimanin, sepse Pejgamberi (alejhi selam) thotë : “…Unë nuk kërkoj ndihmë nga jobesimtari”[1]. Kurse Umer ibnul Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u rezervua shumë kur Ebu Musa el Eshari morri një jobesimtar si punëtor me qira për t’i shkruar letrat e tij, ndërkohë që ishte prijës i Kufës. Por nëse nuk gjen musliman të denjë për atë punë, atëherë lejohet ta marrë jobesimtarin, me kusht që ky i fundit mos të ketë kurrfarë pushteti ndaj punëtorëve të tjerë muslimanë. Allhau i Lartësuar thotë: “Allahu kurrsesi nuk iu mundëson jobesimtarëve mbizotërim mbi besimtarët” Nisa, 141.

    2. Zgjedhja e punëtorit të fortë dhe besnik.

    Më këtë është për qëllim që njeriu të zgjedhë atë punëtor i cili është besnik, fetar, i fortë dhe që i bën ballë asaj pune. Për këtë Allahu thotë: “Më i miri që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi, besniku.” Kasas, 26. Ai i cili i posedon këto cilësi është më lehtë për të ta kryejë punën e marrë përsipër, që gjithashtu i frikësohet Allahut gjatë punës. E ai që nuk i plotëson këto kushte, ai do të ketë mundësi ta kryejë punën pjesërisht e jo siç duhet. Trasmetohet nga Umer ibnul Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se thoshte: “O Zoti im, Tek Ty e qaj hallin e besnikut të dobët dhe mashtruesit të fortë.”

    3. Të jetë i sjellshëm në bashkëpunim.

    Me këtë rregull kemi për qëllim bashkëpunimin e mirë nga të dy palët, pra të jenë të butë, të sjellshëm sepse Islami thërret në marrëveshje dhe bashkëpunim të ndërsjelltë në çdo punë. Pejgamberi (alejhi selam) thotë: “Allahu e mëshiroftë atë burrë i cili është i sjellshëm në shitblerje dhe në gjykim!”[2]

    4. Marrëveshja

    Pra, që në fillim, të bëjnë marrëveshje për punën e kërkuar dhe t’i sqarojnë që në fillim si duhet të gjitha çështjet, ta caktojnë pagën e kësaj marrëveshje, duke mos i bërë kështu padrejtësi asnjërës palë. E ky kusht është shkak për ndërprerjen e të gjitha mosmarrëveshjeve mes tyre dhe ja mbyllë shejtanit çdo portë të tij dhe është më larg mashtrimit dhe mospërfitimit. Gjithashtu, në anën tjetër pronarit të punës nuk i lejohet ta shfrytëzojë të varfërin e punëtorit dhe nevojën e tij për punë për përfitime personale, duke e munduar kështu në punë, duke kërkuar më tepër se sa duhet apo duke e paguar më lirë se sa duhet. Argument për nevojën e marrëveshjes që në fillim dhe caktimin e pagës para punës është fjala e Pejgamberit (alejhi selam) i cili kur u pyet a kishte qenë bari i deleve tha: “I ruaja delet e banorëve të Mekës për disa kiratë[3]. E kiratë quhen disa copë të dinarit apo dirhemit.

    5. Ndalohet puna dhe qiraja me diçka që është haram.

    Punëtori nuk lejohet të pranojë të punojë punë me të cilën hidhërohet Allahu, si p.sh: nëse punon në lokal në të cilin shiten haramet si: duhani, alkooli, gazetat e ndyra apo kaseta të filmave të ndyrë, etj. Pra, ai nuk duhet të pranojë të shërbejë në diçka tjetër, përveç punëve të lejuara që të jetë fitimi i tij i lejuar dhe i mirë.

    Gjithashtu, është obligim i pronarit të punës mos të marrë punëtor me qira i cili i ndihmon për punë të ndaluara, pra pronarit i mjafton mëkati që ai vet po e punon një punë të ndaluar e do t’i dyfishohet kur ai i merr edhe të tjerët për t’i ndihmuar në haram, edhe pse në origjinë edhe atij vet nuk i lejohet një punë e tillë. Duhet ditur se marrëveshja e shërbimit për punë të ndaluar është marrëveshje e papranuar dhe jo e vërtetë. Duhet pasur kujdes zotëria i punës që punëtorin e tij mos ta urdhërojë të bëjë punë të cilat e hidhërojnë Allahun, sepse kjo është e ndaluar për të.
    Përktheu: Lulzim Susuri

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleA lejohet t’ia tregoj fotot pa mbulesë një mashkulli me të cilin më lejohet martesa?
    Next Article Hurma një frut i shijshëm dhe njëkohësisht shumë i ushqyeshëm.
    Dija Online

    Related Posts

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    28-02-2023

    Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

    25-01-2023

    Nuk ke punë me besimin tim, feja është çështje personale!

    30-06-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.