Reporteri shpërthen në lot, i tmerruar me ato që kishte parë në Gaza (Video)

0

Një reporter i Al Jazeera, Wael Dahdouh ka shpërthyer në lotë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë rreth gjendjes në Gaza. Si pasojë, ai ka ndërprerë komunikimin.
Reporteri i Al Jazeera, Wael Dahdouh, në mëngjes kishte vizituar lagjen e varfër Shijaiyah në Gaza, ku gjatë ditës, si pasojë e bombardimeve janë vrarë më shumë se 60 palestinezë.

Ai kishte qenë dëshmitarë i skenave të tmerrshme të civilëve të vdekur, burra të vjetër, gra dhe fëmijë, dhe klithmat e furishme të të mbijetuarve, raporton Telegrafi.

Dhe ndërsa raportin e mëngjesit kishte mundur ta bënte profesionalisht, në raportimin e më vonshëm nuk mundi t’i kontrollojë emocionet.

Ai nuk mundi të vazhdoj së raportuari, me ç’rast u largua nga kuadri i kamerës në heshtje.

/Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com