Refugjati nga Palestina, favorit për kryetar të Berlinit

0

Raed Saleh mund të zë në Berlin vendin e kolegut të tij Klaus Wowereit, nga Partia Socialdemokrate. Është lindur më 1977, në Bregun Perëndimor, në familjen me nëntë fëmijë, që ka emigruar në Gjermani kur ky ishte pesë vjeç.
Ai është një nga socialdemokratët më të preferuar. Sipas modelit të kryetarit të Roterdamit të Holandës, Ahmed Aboutaleb që ka lindur në Marok, Salehut i intereson integrimi i emigrantëve.

Në këtë momente, për të majtën gjermane është një luftë e madhe, sepse konservatorët dhe kancelarja Angela Merkel kanë shumë popullaritet, ndërsa socialdemokratët që kanë bazë të fortë në Berlin, duhet të luftojnë për shumë qytete.

Kryetari Wowereit nuk ka arritur të përmbush premtimet e tij, kështu që palestinezit po i rriten aksionet në bursën politike. /TG 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com