“Jo dhunës në emër të Islamit, jo terrorizmit, Islami është një fe e paqes, janë disa nga fjalët e përcaktuara që u folën të premten nga Qendra Kulturore Islame Italiane e Xhamisë së Madhe në Romë dhe nga Institucionet Italiane përfaqësuar nga kryetarja e Dhomës së Poshtme, Laura Boldrini.
Komuniteti musliman në kryeqytet dhe autoritet italiane së bashku u mblodhën për t’i thënë jo dhunës së ekstremistëve të Shtetit Islamik (ISIS) dhe të bëjnë dallimet e duhura midis terrorizmit dhe fesë Islame.
ISIS-i, tha Boldrini, nuk është vetëm një kërcënim për Perëndimin dhe për të gjithë në botë, kjo është mbi të gjitha një kërcënim për Botën Muslimane ‘. Ata të cilët janë të dëmtuar janë ” civilët muslimanë, në shënjestër janë shpirtrat e tyre nga ata që përdorin Islamin për të ushtruar pushtet ”. ” Ata janë të diskredituar, duke e bërë jetën e miliona njerëzve të vështirë’, tha Kryetarja e Dhomës.
Laura Boldrini foli fjalë përcaktuese kur ju drejtua pjesëmarrësve, duke përfshirë këtu edhe disa ambasadorë të vendeve muslimane në Itali, disa deputetë – nga Halid Chaouki deri senatori Luigi Manconi, dhe ish-kryetari i Romës, Gianni Alemanno – dhe disa anëtarë të Komunitetit Musliman në Romë, të cilët u mblodhën në Qendrën Islame, i vetmi entitet musliman që njihet ligjërisht në Itali, në ditën e namazit të xhumasë.
Shumë besimtarë jashtë xhamisë në qarkun e pasur të Parioli-t të Romës të cilët e dënuan dhunën e ISIS-it dhe kërkuan nga mediat dhe opinioni publik italian për të bërë dallimin e duhur midis terroristëve dhe muslimanëve.
Udhëheqësit e Qendrës Islame dënuan ashpër terrorizmin. ”Është detyra jonë që të ketë një qëndrim të qartë dhe të panegociueshëm kundër dikujt që favorizon këto kërcënime, dikush që nxit konfliktin apo ndihmon tmerrin, tha sekretari i përgjithshëm, Abdullah Redouane. Fenomeni i luftëtarëve të huaj është alarmante”, ai e pranoi. ”Ka mijëra njerëz që kanë lanë Evropën për të luftuar në Siri. Por 20 milionë myslimanë në vend kanë mbetur në shtëpi me familjet e tyre në Evropë, e cila është shtëpia e tyre dhe të cilën ata duan ta mbrojnë me të gjithë ata që jetojnë këtu. Ne duhet të jemi ata që do ta mbrojmë atë.
Nuk do të ketë këtu kurrë “vend për ata që mbjellin urrejtje”, tha në përfundim Abdullah Redouane. “Feja jonë nuk e njeh këtë dhunë. Ne duhet të marrim një qëndrim, por ne duhet të jemi së pari të vetëdijshëm dhe të kemi ndershmëri intelektuale për të njohur mutacionin gjenetik që i ka ndodhur disa minoriteteve.”
Ky koncept u theksua edhe në një mesazh nga kardinali Jean-Louis Toran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar. ”Një komunitet fetar nuk mund të jetë indiferent ndaj pasuesve të grupeve të ndryshme etnike dhe vendeve të ndryshme që kryejnë akte çnjerëzore, penale dhe të urryera, nuk mund të dështojnë e të mos reflektojnë mbi arsyet pse anëtarët e tij janë të humbur”.