Puthja a e prish abdestin

0

Pyetja:
Selam alejkum!
Pyetja ime është a prishet abdesti nëse puthesh me të fejuarin të cilin jemi kurorzuar në xhami me hoxhë.
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vlerësimet e juristve islamë në lidhje me këtë janë të ndryshme, madje disa janë shumë ekstremë sa ë thonë se vetëm prekja e femrës e prish abdestin (medhhebi shafi). Sido që të jetë këto sqarime i kemi bërë diku tjetër dhe në këtë përgjigje themi se nëse burri e puth gruan e tij, ose e prek dorën e saj, ose e përqafon dhe në këtë rast nuk ndodh të rrjedh nga organi i tij medhiu, atëherë në këtë rast nuk prishet abdesit, as i burrit e as i gruas. Kjo për faktin se abdesti është i vlefshëm deri në momentin që nuk ndodh diçka që e prish atë, ndërsa për veprimet e përmendura më lart nuk posedojmë ndonjë argument se ato e prishin abdestin.

Pastaj kemi një hadith të cili e transmton Aisheja se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, e puthte ndonjërën nga gratë e tij, pastaj dilte për në xhami pa marrë abdest. Shënon Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Albani e cilëson të saktë).

Alaudin Abazi 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com