Postë-Telekomi i Kosovës (PTK) nuk po mund ta përballoj assesi konkurrencën nga operatorët tjerë të telefonisë mobile. Kjo kompani publike edhe këtë vit ka shënuar rënie në treg sa i përket të hyrave të telefonisë mobile.
Sipas raportit të Autoriteti Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në tremujorin e parë të këtij viti PTK ka shënuar rënie të të hyrave nga ndarja e tregut të telefonisë mobile, përderisa dy konkurrentët tjerë IPKO dhe Z-Mobile kanë shënuar rritje.
Sipas raportit, tregu i telefonisë mobile i PTK-së në tremujorin e parë të këtij viti është 62,71%, përderisa në periudhën e njëjtë viti të kaluar ishte 65,91%. Ndërkaq, rritje ka shënuar kompania tjetër e telefonisë mobile IPKO. Kjo kompani gjatë kësaj periudhe kohore ka rritur pjesëmarrjen në tregun e telefonisë mobile sipas të hyrave në 31.25% nga 28.65% sa kishte në periudhën e njëjtë të vitit ë kaluar.
Konkurrentë i fortë i PTK-së po del të jetë edhe operatori virtual i kësaj kompanie, Z-Mobile. Kjo kompani gjatë kësaj periudhe të hyrat në tregun e përgjithshëm të telefonisë mobile i ka pasur 6.03%, nga 5.50% sa kishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./Tribuna/.