Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»Pse vuajnë njerëzit nga diabeti?
    Edukim

    Pse vuajnë njerëzit nga diabeti?

    Dija OnlineBy Dija Online15-01-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Diabeti mellitus apo sëmundja e sheqerit, është një çrregullim metabolik që karakterizohet nga rezistenca në veprimin e insulinës, deficitit të insulinës apo kombinimi i këtyre dy faktorëve së bashku.

    Manifestimi më i madh klinik i kësaj sëmundje është hiperglikemia apo rritja e glukozës në gjak. Përveç prishjes së metabolizmit të glukozës në këtë sëmundje prishen edhe metabolizmi i proteinave dhe yndyrave. Diagnoza vendoset duke matur nivelin e glukozës plazmatike. Në vendosjen e diagnozës ndihmojnë edhe ankesat që paraqesin personat me diabet si etja e theksuar për ujë, urinim te shpeshtë, rënie në peshë, turbullim të shikimit, dhimbje të muskujve të kockave, etj.

    Tipet e diabetit 
    Në përgjithësi personat me diabet futen në dy tipe kryesore të diabetit; diabeti mellitus, tipi 1 dhe diabeti mellitus tipi 2. Përveç këtyre tipeve të diabetit ka edhe forma të tjera që janë: Diabeti gestacional (diabeti qe shfaqet gjatë shtatzënisë) dhe forma të tjera specifike.
    Tek diabetikët tip1 sëmundja shfaqet në moshat e reja dhe karakterizohet nga mungesa apo deficienca absolute e insulinës. Në diabetin tip 2 që përbën grupin më të madh të pacienteve, sëmundja shfaqet në moshat me të mëdha mbi 35-40 vjeç dhe karakterizohet në stadet e para nga rezistenca në veprimin e insulinës. Kanë predispozitë gjenetike, do të thotë personat që kanë të afërm me diabet tip 2, sidomos të brezit të parë, kanë rrisk më të madh që gjatë jetës të zhvillojnë po të njejtin tip të diabetit. Gjithashtu, ky tip i diabetit haset kryesisht në personat që janë mbi peshë dhe obezë. Edhe mënyra e të ushqyerit dhe ajo e jetesës, janë ndër faktorët që ndikojnë në krijimin dhe zhvillimin e sëmundjeve diabetike.

    Shenjat e para dhe parandalimi 
    Të flasësh për shenjat e para ka kuptim kryesisht për diabetin tip 2. Personat obezë kalojnë në një fazë që quhet prediabet, që i paraprin asaj të shfaqjes së diabetit që mund të zgjasë 5 deri në 7 vjet. Ndërhyrja në këtë fazë, duke përmirësuar mënyrën e jetesës, apo si quhet ndryshe stilin e jetesës, parandalon apo shtyn në kohe shfaqjen e diabet. Mungesa e aktivitetit fizik, kequshqyerja, konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë të yndyrave dhe sheqernave të thjeshta, lëngjeve me sheqer dhe alkoolit në sasira të mëdha, shoqëruar me shtim në peshë dhe obezitet në personat që kanë edhe predispozitat gjenetike, janë elemente që mund të korrigjohen në fazën e prediabetit dhe përmirësojnë ecurinë e sëmundjes kur ajo është shfaqur.

    Disa këshilla për personat e prekur nga diabeti 
    Personave me diabet apo prediabet ju këshillohet aktivitet fizik nëpërmjet ushtrimit të sporteve të ndryshme. Ata që nuk mund të ushtrojnë sport apo moshat e vjetra, rekomandohet ecje prej të paktën 45 minuta, 3-4 herë në javë. Ndryshimi i mënyrës së ushqimit, duke kufizuar ushqimet me përmbajtje të lartë të yndyrave shtazore, me përmbajtje të lartë të kolesterolit, kufizimin e sheqernave, janë disa nga masat e tjera parandaluese, transmeton Telegrafi.
    Gjithashtu duhet të kemi parasysh stimulimin e përdorimit në sasi më të mëdha të perimeve të gatuara pa yndyrë, frutave, 2-3 të tilla në ditë, si dhe të kujdesemi me përdorimin e produkteve shtazore në masa të kufizuara dhe pa yndyrë (mishi, qumështi, etj).
    Alkooli dhe lëngjet me përmbajtje të lartë të sheqerit, duhet të konsumohen sa më rrallë. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleMrekullitë e ujit
    Next Article Dobitë shëndetësore të mandarinës
    Dija Online

    Related Posts

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    11-03-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    14-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.