Prifti i Belfastit, që fyu rëndë Islamin, kërkoi falje publike

0

Një predikues krishterë i rilindur i cili denoncoi Islamin si satanike dhe e farë e djallit, ka kërkuar falje publike rreth vërejtjeve që përfunduan me destabilizim të qeverisë në Irlandën Veriore për ndarjen e pushtetit.

Pastori James McConnell i Belfastit tha se ai kurrë nuk pati synimin për të zgjuar frikë apo të nxisë urrejtje ndaj myslimanëve në rajon. Deklarata nga predikuesi u lëshua vetëm disa orë para se Shërbimi Policor i Irlandës Veriore e mori në pyetje për komentet dhe akuzat që ai kishte nxitur urrejtje.

Ministri i Irlandës Veriore, Peter Robinson, u kritikua për mbrojtjen fillimisht të priftit, James McConnell. Këtë javë Robinsoni kërkoi falje për komentet që ai bëri në një gazetë të Belfastit duke deklaruar se ai nuk i beson myslimanëve dhe nuk respekton ligjin Islam, Sheriatin.
Në një deklaratë në faqen e tij, Whitewell Metropolitan Tabernacle church website, McConnell tha:

Predikimi im ka tërhequr vëmendjen, disa pasues të Islamit, për fat të keq, e kanë interpretuar doktrinën e Islamit si justifikim për dhunën. Unë i kam kualifikuar komentet e mia duke iu referuar atyre që e përdorin fenë e tyre si justifikim për dhunën. Si një predikues i fjalës së Zotit, ky është interpretim i doktrinës së Islamit të cilat unë e dënoi. Ndjej neveri ndaj dhunës dhe të dënojnë secilin, secilën fe, besim, i cili e përdor fenë për të justifikuar dhunën.
Muajin e kaluar, themeluesi i Kishës Ungjillore Protestante në Belfast Shore tha në asamblenë e tij se një një e keqe e re është rritur dhe se atje janë ”qelizat e muslimanëve në të gjithë Britaninë”.

 

Të premten vonë, jashtë stacionit të policisë Newtonabbey në Belfast, McConnell ka përsëritur deklaratën e tij të mëparshme se ai kurrë nuk kishte për qëllim të nxisë urrejtje ndaj komunitetit mysliman.

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com