Presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë nesër në Shkup

0

Kryetarët e Kroacisë dhe Sllovenisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Borut Pahor, nesër do të arrijnë në Shkup për vizitë dyditore me ftesë të homologut maqedonas Gjorge Ivanov.
Gjatë takimeve në Maqedoni, presidentët do të bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe për ndodhitë aktuale në rajon në kontekst të krizës së refugjatëve.

Përveç me homologun, dy mysafirët do të takohen edhe me liderët e katër partive më të mëdha politike në Maqedoni, Nikolla Gruevskin e VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaevin e LSDM-së, Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH, me të cilët pritet që të bisedojnë rreth krizës aktuale politike në Maqedoni.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com