Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Për pesë muaj shuhen 652 biznese
    Lajme

    Për pesë muaj shuhen 652 biznese

    Dija OnlineBy Dija Online25-05-201405 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrimin Bizneseve, Gazmend Mejzini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, bën të ditur se vetëm brenda pesë muajve, 652 kompani të ndryshme në Kosovë kanë shuar biznesin e tyre. Sipas Gazmend Mejzinit numri i bizneseve të shuara në pesëmujorin e parë të këtij viti është i njëjtë me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar dhe nuk mund të thuhet se është tendencë në rritje e shuarjes së bizneseve. Arsyet e shuarjes së bizneseve nuk bëhen të ditura nga Mejzini, por përfaqësues të këtyre bizneseve thonë se kjo shuarje po ndodh për shkak ambientit të pafavorshëm biznesor. Mungesa e qasjes në kapital, politikat e pafavorshme fiskale, ekonomia joligjore janë disa nga arsyet e shuarjes së bizneseve thotë për Radion Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka. “Në Kosovë ambienti i të bërit biznes nuk është i favorshëm, sidomos për atë ndërmarrje që janë mikro. Duke u nisur nga faktorë të përgjithshëm, ndoshta është mungesa e lehtësirave fiskale, qasja në financa që është shumë e vështirë për këtë kategori të bizneseve, normat tatimore që në dy vitet e fundit janë përkeqësuar, sidomos për kategorinë e bizneseve të shërbimeve, ku kemi pasur një rritje tatimore prej 5 deri në 9 për qind”, thekson Zeka. Shuarja e bizneseve duhet të jetë sinjal alarmues për institucionet kosovare, në mënyrë që të ndërmarrin hapa konkretë për ta përkrahur sektorin privat. Me shuarjen e bizneseve, po shuhen shumë vende të punës, çka rrjedhimisht ndikon edhe në rritjen e shkallës së papunësisë në vend. Papunësia në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 30.9 për qind. Numri i përgjithshëm i bizneseve që figurojnë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është mbi 130 mijë. Prej tyre 99.1 për qind u takojnë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Një arsye tjetër e shuarjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, shton drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, është edhe fakti se një pjesë e madhe e tyre hapin biznese pa pasur një plan të mirëfilltë biznesi dhe pa analizuar se cili sektor është më profitabil për ta. “Përgjithësisht po e fajësojmë ambientin e biznesit për fajin e falimentimit të bizneseve, por në shumë raste edhe vetë kompanitë hyjnë në sektorin privat të papërgatitura”, vlerëson Zeka. Raporti i fundit i Bankës Botërore “Të bërit Biznes”, kishte vlerësuar se Kosova ka shënuar të arritura, në krijimin e një klime të favorshme për bizneset. Ky raport e kishte radhitur Kosovën në vendin e 86-të, duke shënuar përparim për 10 pozita krahasuar me vitin e 2012. /rel/ Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrimin Bizneseve, Gazmend Mejzini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, bën të ditur se vetëm brenda pesë muajve, 652 kompani të ndryshme në Kosovë kanë shuar biznesin e tyre. Sipas Gazmend Mejzinit numri i bizneseve të shuara në pesëmujorin e parë të këtij viti është i njëjtë me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar dhe nuk mund të thuhet se është tendencë në rritje e shuarjes së bizneseve. Arsyet e shuarjes së bizneseve nuk bëhen të ditura nga Mejzini, por përfaqësues të këtyre bizneseve thonë se kjo shuarje po ndodh për shkak ambientit të pafavorshëm biznesor. Mungesa e qasjes në kapital, politikat e pafavorshme fiskale, ekonomia joligjore janë disa nga arsyet e shuarjes së bizneseve thotë për Radion Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka. “Në Kosovë ambienti i të bërit biznes nuk është i favorshëm, sidomos për atë ndërmarrje që janë mikro. Duke u nisur nga faktorë të përgjithshëm, ndoshta është mungesa e lehtësirave fiskale, qasja në financa që është shumë e vështirë për këtë kategori të bizneseve, normat tatimore që në dy vitet e fundit janë përkeqësuar, sidomos për kategorinë e bizneseve të shërbimeve, ku kemi pasur një rritje tatimore prej 5 deri në 9 për qind”, thekson Zeka. Shuarja e bizneseve duhet të jetë sinjal alarmues për institucionet kosovare, në mënyrë që të ndërmarrin hapa konkretë për ta përkrahur sektorin privat. Me shuarjen e bizneseve, po shuhen shumë vende të punës, çka rrjedhimisht ndikon edhe në rritjen e shkallës së papunësisë në vend. Papunësia në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 30.9 për qind. Numri i përgjithshëm i bizneseve që figurojnë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është mbi 130 mijë. Prej tyre 99.1 për qind u takojnë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Një arsye tjetër e shuarjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, shton drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, është edhe fakti se një pjesë e madhe e tyre hapin biznese pa pasur një plan të mirëfilltë biznesi dhe pa analizuar se cili sektor është më profitabil për ta. “Përgjithësisht po e fajësojmë ambientin e biznesit për fajin e falimentimit të bizneseve, por në shumë raste edhe vetë kompanitë hyjnë në sektorin privat të papërgatitura”, vlerëson Zeka. Raporti i fundit i Bankës Botërore “Të bërit Biznes”, kishte vlerësuar se Kosova ka shënuar të arritura, në krijimin e një klime të favorshme për bizneset. Ky raport e kishte radhitur Kosovën në vendin e 86-të, duke shënuar përparim për 10 pozita krahasuar me vitin e 2012. /rel/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleKazakistani do të ndërtojë hekurudhën Shqipëri-Kosovë
    Next Article Apple kërkon bllokimin e shitjeve të telefonave të Samsung
    Dija Online

    Related Posts

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    05-07-2025

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    05-07-2025

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    05-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.