Partia Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Hashim Thaçi nuk do të dorëzohet. Edhe pse të gjitha partitë shqiptare ia kanë bërë “bllok”, duke mos ia dhënë mundësinë PDK-së që as të mund të negociojë për formimin e qeverisë së re, partia e Hashim Thaçit e ka menduar një skenar shumë të përsosur se si ta formoj qeverinë.
Burime mirë të informuara brenda PDK-së i kanë thënë Gazetës Blic se PDK e ka gati një skenar se si do të mund ta formojë qeverinë e re.
“Ju e dini se Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë të drejtën PDK-së që ta formoj qeverinë. Ne brenda këtij afati i kemi disa skenarë se si ta formojmë qeverinë, por skenari më i realizuëshëm është ai që në seancën për formimin e qeverisë të shkohet përmes votimit të fshehtë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Sipas këtij burimi, Kushtetuta e Kosovës dhe Rregullorja e Punës e Kuvendit e lejon mundësinë që edhe zgjedhja e qeverisë të bëhet me votim të fshehtë. “Votimi do të jetë i fshehtë dhe do ta shihni se do t’i kemi numrat e mjaftueshëm për ta formuar qeverinë”, ka thënë burimi.
PDK-ja së bashku me partitë partnere që kanë garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit ka dalë partia e parë me 30 për qind. Ky koalicion në Kuvend i ka 37 deputetë dhe nëse PDK-në e mbështesin edhe 20 deputetët minoritar, atëherë PDK do t’i kishte 57 deputetë. Megjithatë, nuk do të mjaftonin sa për ta formuar qeverinë, sepse nevojiten të paktën 61 deputetë.
Sipas këtij burimi, PDK po synon që përmes skenarit me votimit të fshehtë t’i siguroj të paktën edhe 5-6 vota, dhe kësisoj ta formojë qeverinë.
“Përmes votimit të fshehtë, disa deputetë nga LDK, pa përjashtuar edhe të ndonjë partie tjetër, do të votonin për formimin e qeverisë së re”.
Ndërkohë, dje në një bisedë për këtë gazetë nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë se partia e tij ka gjasa ta formojë qeverinë e re.
“PDK-së i takon mandatari për formimin e qeverisë. I kemi 15 ditë kohë ta bëjmë atë. Pra, do të hyjmë në procedurë, dhe kush thotë që nuk do t’i bëjmë numrat, pa hyrë në procedurë, pa e provuar”, ka thënë ai.
Ndërkohë, që nga paslufta votimi në Kuvend i të gjitha qeverive është bërë me aklamacion, për faktin se shumica është arritur me marrëveshje ndërmjet partive politike, dhe çështja e votimit të qeverisë ka qenë vetëm një formalitet.
Në zgjedhjet e 8 qershorit PDK edhe pse ka dalë partia e parë, të gjitha partitë shqiptare janë bashkuar, duke mos i dhënë mundësi partisë së Hashim Thaçit që ta formoj qeverinë. Duke e pasur parasysh këtë situatë, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen se kujt i takon mandatari për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Gjykata Kushtetuese si mandatar të parë e ka njofto PDK-në, e cila i ka 15 ditë kohë ta formoj qeverinë. Në rast se brenda 15 ditësh nuk do të arrij ta formoj atë, atëherë presidentja do ta nominoj një kandidat tjetër për formimin e qeverisë.
Të reja
- “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
- Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
- Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
- Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
- Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
- Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
- Agjendat perverse nuk njohin kufi
- Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim