PD garon në listën e PDK-së me tetë kandidatë për deputetë

0

Partia e Drejtësisë, e cila në zgjedhjet e 8 qershorit do të garojë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, do të ketë gjithsej tetë kandidatë për deputet.
Në listën e përbashkët me partnerët e tjerë të koalicionit që do të garojnë nën petkun e Partisë Demokratike të Kosovës, PD do të garojë me këta kandidatë: Ferid Agani, Gëzim Kelmendi, Jeton Svirca, Sylejman Qerkezi, Avni Tafili, Avdullah Klinaku, Labinota Ademi – Murtezaj dhe Nafie Gashi.

Kjo marrëveshje është arritur sot gjatë një takimi në orët e vona që Ferid Agani ka zhvilluar në zyrat e PDK-së. Ndërsa emrat e kandidatëve për deputetë i ka bërë të ditur për KosovaPress vetë kryetari i PD-së, Ferid Agani. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com