Një gjykatë në New York ka anuluar vendimin për dënimin e një njeriu, i cili tashmë kishte kaluar gati një të katërtën e shekullit në burg, për vrasje.
Jonathan Fleming (51), ishte shpallur fajtor në vrasjen e Darryl Rush, në një vend afër Brooklyn dhe ka “sherbyer” për rreth 24 vite e 8 muaj në burg.
Fleming gjithmonë kishte pretenduar se ishte në një shetitje në “Disney World”, në Florida, kur Rush ishte vrarë, me 15 gusht të vitit 1989 për një mosmarrëveshje “për para të vjedhura”.
Pas disa viteve të rishikimit të dokumentave dhe ri-intervistimit të dëshmitarëve, ishte vlerësuar se Fleming ishte i pafajshëm.
“Siç mund t’a imagjinoni, pas qëndrimit në burg për 25 vite për krimin që nuk e ka kryer, ai ndjehet i përligjur”, ka thënë njëri ndër avokatet e tij. “I janë vjedhur 25 vite të cilat nuk mund t’i kthej më”, ka shtuar ai. /TG
Previous ArticleEkskluzive: Marrëveshja UÇK-FARK
Next Article Hetohen korporatat e mëdha farmaceutike
Related Posts
Add A Comment