Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Panairi “Blej Shqip” në Prishtinë
    Lajme

    Panairi “Blej Shqip” në Prishtinë

    Dija OnlineBy Dija Online28-11-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Prishtinë, ka filluar panairi dyditor me sloganin “Blej Shqip”. Me organizmin e këtij panairi po shënohet festa e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

    Panairi është organizuar në bashkëpunim të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë për Zhvillim Ekonomik Tregti dhe Sipërmarrjes të Qeverisë së Shqipërisë. Në këtë panair do të ekspozohen produktet e 50 kompanive nga Shqipëria, 50 nga Kosova dhe 13 nga Maqedonia.

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik i Komunës së Prishtinës, Genc Bashota, kanë vizituar stendat e vendosura përgjatë tërë shëtitores në qendër të Prishtinës.

    Me këtë rast, Genc Bashota ka njoftuar se nesër, më 28 nëntor, panairin do ta hap zyrtarisht kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me ministrin e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Sipërmarrje të Qeverisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

    “Ideja dhe qëllimi i këtij organizimi me rastin e Festës së Flamurit është që pak a shumë kompanitë shqiptare dhe kosovare, por edhe ato të Maqedonisë ku janë shqiptarët, të gjejnë një vend ku mund të shkëmbejnë përvojat e tyre, e në anën tjetër edhe konsumatorët të njihen me prodhimet vendore. Përndryshe, e veçanta e panairit është që të gjithë kompanitë janë kryekëput vendore – të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë” ka thënë Bashota

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se, kremtimi i Ditës së Flamurit ka filluar por, jo me këngë e valle por me produkte shqiptare.

    “Blej Shqip do të jetë sot e nesër kryefjala e këtij aktiviteti të madh që për herë të parë e bëjnë së bashku 113 kompani shqiptare, që do të thotë se është një promovim shumë i madh i vlerave ekonomike që bart rajoni. Ne mendojmë që me këtë do të jepet edhe një zgjidhje më e madhe iniciativave të ndryshme në gjithë hapësirën shqiptare që të shikohet mundësia që të prodhojmë shqip, të blejmë shqip dhe të shkëmbejmë shqip” deklaroi ambasadori Minxhozi dhe shtoi se, ky panair do të nxis bashkëpunimin dhe iniciativat e reja në gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët për të shqyrtuar mundësit e prodhimit, blerjes dhe këmbimit të produkteve shqiptare.

    Ai po ashtu ka shprehur shpresën se kjo iniciativë nga viti i ardhshëm do të bëhet e përditshme dhe se prodhimtaria shqiptare do të dyfishohet.

    Në kuadër të panairit “Blej Shqip” për ditën e nesërme është paraparë edhe mbajtja e tryezës së rrumbullakët me prodhuesit shqiptarë, në të cilën do të marrin pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleOPEC mban nivelin e njëjtë të prodhimit të naftës, pavarësisht rënies së çmimeve
    Next Article Londër, protestë solidarizuese për protestuesit e Fergusonit
    Dija Online

    Related Posts

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    14-07-2025

    Australia nis stërvitjen më të madhe ushtarake në histori – pritet vëzhgim nga Kina

    14-07-2025

    46 tentime të pasuksesshme, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta?

    14-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    A mund t’i bindë Nvidia qeveritë të paguajnë për inteligjencën artificiale “sovrane”?

    Si po bashkohen dronët dhe teknikat e video-lojërave në luftën e Ukrainës

    Inteligjenca Artificiale po vret uebin. A mundet diçka ta shpëtojë atë?

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    A mund t’i bindë Nvidia qeveritë të paguajnë për inteligjencën artificiale “sovrane”?

    Si po bashkohen dronët dhe teknikat e video-lojërave në luftën e Ukrainës

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    14-07-20255 Mins Read

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    13-07-20252 Mins Read

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    13-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.