Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»OSBE: Gjuha e urrejtjes në media duhet të ndalet
    Lajme

    OSBE: Gjuha e urrejtjes në media duhet të ndalet

    Dija OnlineBy Dija Online13-06-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjuha e urrejtjes në media apo në paraqitjet publike të liderëve politikë nxit diskriminim dhe ndonjëherë edhe dhunë. Kështu ka deklaruar, Jean Claude Schumberger, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë në një konferencë për media.
    Sipas Jean Claude Schumberger, ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ndalon gjuhën e urrejtjes dhe obligon qeveritë të marrin masa kundër saj.

    Ai ka pohuar se shoqëria civile dhe mediat duhet të kontribuojnë në mënyrë efektive për gjuhën e urrejtjes.

    “Në fakt, vlerësimi i kufizimeve në lirinë e të shprehurit, identifikimi i gjuhës së urrejtjes dhe formulimi i përgjigjeve efektive mund të jetë mjaft kompleks. Bëj thirrje për dialog dhe përpjekje të përbashkëta nga institucionet publike, shoqëria civile dhe mediat. Ngjarja e sotme do të ofrojë një mundësi për ju t’i diskutoni mjetet juridike në rastet e gjuhës së urrejtjes dhe mekanizmat për zbatimin efektiv të legjislacionit të tillë në pajtim me standardet e të drejtave të njeriut. Gjithashtu, ju ftoj ta përdorni këtë forum për të shkëmbyer ide për atë qe shoqëria civile dhe mediat mund të kontribuojnë për të adresuar në mënyrë efektive gjuhën e urrejtjes”, ka thënë ai.

    Ai vlerësoi se mediat, shoqëria civile dhe qeveria mbajnë përgjegjësi të madhe në mënyrë që të sigurojnë që nuk duhet të ketë hapësirë për urrejtje ndëretnike apo jo tolerancë, madje sipas tij adresimi i gjuhës së urrejtjes është një element i rëndësishëm në nxitjen e pajtimit pas konfliktit dhe ndërtimin e besimit në mes komuniteteve.

    Ndërsa, Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e mediave, tha se çështja e lirisë së shprehjes së mediave është një ndër çështjet më me rëndësi, madje duke pohuar se kjo çështje është shumë e ndjeshme.

    “Mendoj që jemi shumë të ndjeshëm në shume çështje që kanë të bëjnë me të folurit në përgjithësi. Si avokate e lirisë se shprehjes dhe lirisë së medias, pyetja kryesore për mua është, sa larg mund të shkojmë ne me masa kufizuese kundër gjuhës së urrejtjes, pa i shkelur të drejtat themelore të njerëzve, që është liria e shprehjes, dhe ajo çfarë ne shohim në regjion dhe më tej, qeveritë po e kalojnë këtë vij të hollë, dhe faktikisht po e kufizojnë lirinë e shprehjes, në mënyrë që të luftojnë të folurit qe ata e quajnë gjuha e urrejtjes”, ka thënë ajo.

    Ai tha se qeveritë janë ato që duhet të financojnë edukimin për çështjen e mediave. /KP/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleVullnetarët e Korpusit të Paqes edhe në Kosovë
    Next Article Dyfishohet numri i azilkërkuesve nga Kosova në Gjermani
    Dija Online

    Related Posts

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    05-07-2025

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    05-07-2025

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    05-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.