OKB dëmet e shkaktuara gjatë viteve të luftës në Siri 144 miliard dollarë

0

Dëmet e shkaktuara nga lufta tre vjeçare në Siri janë përllogaritur 144 miliard dollarë nga OKB.
Sipas një studimi të përbashkët të kryer nga organizatat e ndryshme të okb në bashkëpunim me qendrën e hulumtimeve politike të Sirisë, totali i dëmeve të shkaktuara nga lufta përgjatë tre viteve të kaluara në Siri është 144 miliard dollarë që përbën 276% të PBB së këtij vendi në vitin 2010. Në këtë raport thuhet se në vitin 2013, 3 në çdo 4 sirianë jetonin në varfëri të plotë dhe mund të thuhet se më shumë s gjysma e popullsisë 20 milionëshe e Sirisë, përballet me kushtet e vështira të krijuara nga varfëria. Stefan Duxharik zëdhënës i OKB ditën e mërkurë ka thënë lufta e tre viteve të kaluara në Siri, i ka detyruar 75% të sirianë që të përballen me kushtet e varfërisë ekstreme. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com