OBSH edhe një gotë alkool është e dëmshme, pasojat e alkoolit

0

Konsumi i alkoolit dhe pasojat
Konsumi i alkoolit në mbarë botën është shkaku kryesor i të ashtuquajturave vite të jetës që humbasin për shkak të aftësive të kufizuara apo vdekjes.

“Një gotë s’të bën gjë” – kjo klishe e shpifur edhe shkencërisht hidhet poshtë si e paqëndrueshme, se dëmet e alkoolit janë të mëdha qoftë edhe nga një gotë, këtë e tregon edhe raporti aktual i Organizatës Botërore të Shëndetësisë OBSH.
Vetëm në Gjermani ka rreth 1.6 dhe 1.8 milionë vetë që janë të varur nga alkooli. Konsumi i alkoolit në mbarë botën është shkaku kryesor i të ashtuquajturave “vite të jetës që humbasin për shkak të aftësive të kufizuara apo vdekjes” thotë Falk Kiefer nga Institutit Qendror i Shëndetit Mendor në Mannheim. “Në bazë të studimeve mund të përllogaritet se sa shumë vite jete humbet një person që konsumon alkool – jo vetëm për shkak të vdekjes, por edhe faktit se ai shpesh është i sëmurë dhe i paaftë për punë dhe jetë normale, për shembull për shkak të cirozës së mëlçisë dhe sëmundjeve kardiovaskulare”

Pasoja fatale
Sipas raportit të OBSH-së në vitin 2012 në mbarë botën gjetën vdekjen prej përdorimit të alkoolit rreth 3,3 milionë vetë. Kjo përbën 6% të të gjitha rasteve të vdekjeve. Përveç kësaj, ekziston një lidhje shkakësore midis alkoolit dhe më shumë se 200 sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe sëmundje kardiovaskulare dhe mendore.

Veç ndikimeve negative ndaj shëndetit konsumi i tepruar i alkoolit ka edhe pasoja të rënda sociale dhe ekonomike thuhet në raport. Gjermanët kanë konsumuar në vitin 2012 mesatarisht 11.8 litra alkool të pastër për frymë dhe Evropa është në krye të listës botërore sa i përket konsumit të alkoolit në botë. Në botë mesatarja vjetore e konsumit të alkoolit të pastër është rreth 6.2 litra për person.

Vetmia, pakënaqësia, por edhe detyrimet sociale janë disa nga arsyet pse njerëzit bëhen alkolikë. Sipas Kiefer është e nevojshme që shoqëria, politika, por edhe ekonomia të veprojnë. Ai është i bindur se: “Nëse duam që në shoqëri të konsumophet më pak alkool, nuk ka kuptim që të bëhet reklamë për konsumin e alkoolit.”/dw 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com