Presidenti amerikan Barack Obama, ka thënë se të drejtat e minoritetit mysliman në Birmani (tani Mianmar) nuk janë respektuar sa duhet dhe ka paralajmëruar vendet e Azisë Juglindore se vendi nuk do të ketë sukses nëse shkelen myslimanët.
Në vizitën bërë në Malajzi, Obama ka bërë htirrje për reforma politike në Mianmar, ish-Birmani, duke thënë se vendi rrezikohet nga lëvizje të tilla si ajo e shkeljes së të drejtave të myslimanëve.
Obama në fjalën e tij të dielën tha se nëse Birmania nuk respekton myslimanët dhe nuk ndërmerr reforma të thella, atëherë “vendi do të shkojë në drejtimin e gabuar”.