Nju Jork, hiqet përgjimi i myslimanëve

0

Autoritetet në Nju Jork vendosën shpërbërjen e njësisë së përgjimit të myslimanëve. Njesia, e krijuar në 2003-shin kur kryetar bashkie ishte Michael Bloomberg, kishte si detyrë grumbullimin e të dhënave për gjoja se “plane të mundshme terroriste” apo komplote të tjera.
Por komuniteti i gjerë mysliman i qytetit është ankuar prej kohësh për punën e saj, duke ngritur argumentin se përgjimet përbëjnë shkelje të të drejtave kushtetuese dhe diskriminim mbi baza fetare dhe etnike.
Krerët e Nju Jorkut, policia dhe zyra e kryetarit të Bashkisë janë zotuar të punojnë për të rritur besimin e ndërsjelltë, megjithatë shumë pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdojnë të mbeten skeptikë se sa do te zbatohet ky vendim./mesazhi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com