E drejta në sigurim shëndetësor paraqet një nga të drejtat themelore të njeriut. Por këtë të drejtë qytetarët e Kosovës nuk pritet ta kenë deri në mesin e muajit qershor të vitit 2015.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e mbajtur në prill të këtij viti pati thënë se qytetarët e Kosovës që nga janari i vitit 2015 do të jenë pjesë e fondit për sigurime shëndetësore.
Por, zv/ministri i Shëndetësisë, Shemsi Veseli, shprehet skeptik lidhur me vendimin e kryeministrit.
Veseli, në një prononcim për Tribunën ka thënë se situata politike në vend si dhe mosfunksionalizimi i Kuvendit të Kosovës mund të jetë shkaku kryesor që të vonohet implementimi i Ligjit për sigurime shëndetësore. /Tribuna