Nesër dita botërore kundër duhanit

0

Më 31 maji, kur shënohet Dita Botërore kundër duhanit, në të gjithë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit.
Kjo ditë është shpallur nga vendet anëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku në vitin 1987, vendet anëtare të OBSH, u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.

Për këtë arsye, çdo vit propozohet një slogan mbi luftën kundër duhanit.

Çdo vit, gati gjashtë milionë njerëz vdesin nga sëmundjet lidhur me duhanin.

Vetëm 8 për qind e popullsisë botërore jetojnë në vendet me taksat mjaft të larta të duhanit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 600 mijë që janë jo duhanpirës vdesin duke pirë cigare të dorës së dytë.

Për OBSH-në, Dita Botërore kundër Duhanit në vitin 2014, bën thirrje që shtetet të rrisin taksat e duhanit. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com