“Nëse Ramush Haradinaj është invalid, të gjithë ne jemi invalidë”

0

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se duhet pasur kujdes në përcaktimin përfundimtar të numrit të invalidëve, pasi reflektimet buxhetore mund të jenë shumë të dëmshme.

“Ky është një rrezik shumë i madh sepse është sikur ne duam ta eleminojmë qytetarin. Këtu duhet ta marr përgjegjësinë Agim Çeku dhe të gjithë ata komandant të luftës për këto probleme”.

Ai ka këruar përgjegjësi nga personat që kanë qenë të ngarkuar me përcaktimin e numrit të invalidëve të luftës, ndërsa ka vënë në thumb edhe politikanë të ndryshëm që marrin pension invalidor.

“Qeveria e Kosovës, nuk është asnjë pozicion moral që t’u ofrojë të gjithëve një formë si duhet të pensionit. Njejtë janë me disa persona ku kanë disa venda të punës dhe marin pensione. Nëse Ramush Haradinaj është invalid krejt Kosova janë invalidë, nëse ai nuk është atëherë jo”.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com